Erdogan i sigurt për fitoren me 14 maj: Populli nuk do lejojë të kthehet nga fitimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Rexhep Taip Erdogan u shpreh i sigurt se do të jetë fituesi i zgjedhjeve në Turqi.

Duke folur në ceremoninë e hapjes së fazës së parë të Qendrës gjigante Financiare të Stambollit, presidenti turk theksoi se “me rritjen e konkurrencës tregtare midis Azisë dhe Evropës” politika e qeverisë po hap dritare të reja mundësish në Stamboll dhe po forcon pozicionin gjeopolitik të Turqisë.

Presidenti turk iu referua edhe zgjedhjeve presidenciale të 14 majit.

“Vendi ynë është në proces zgjedhjesh që do të mbahen më 14 maj. Pas 27 ditësh do të shkojmë në zgjedhje dhe do të marrim një vendim vendimtar për të ardhmen e Turqisë. Ne do të bëjmë një zgjedhje të rëndësishme jo vetëm mes kandidatëve, partive dhe aleancave, por edhe mes dy perceptimeve të ndryshme. Ne besojmë se kombi ynë do të jetë në favor të një politike pune, shërbimesh dhe investimesh siç ka qenë për 21 vjet.

Rrugëtimi i zhvillimit ekonomik nuk do të ndërpritet. Populli ynë, që e ka njohur Turqinë para vitit 2002, nuk do ta lejojë veten të kthehet nga fitimet demokratike dhe ekonomike që kanë bërë duke paguar edhe çmimin kur ka qenë e nevojshme. Kombi ynë i dashur do ta fillojë shekullin e Turqisë duke thënë bismillah (Në emër të Allahut). Si një politikan që e mati pulsin e sheshit prej 40 vitesh, nuk kam as më të voglin dyshim për ngjyrën e kutisë së votimit”.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV