“Futën autobus në stadium…”/ Dalipi ironizon fushatën elektorale të Këlliçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë në emisionin “Log.” në Panorama TV tregoi se përse mazhoranca ka zgjedhur që të bëjë një fushatë ndryshe për zgjedhjet e 14 majit.

Sipas tij, këto janë zgjedhje lokale dhe jo politike, ndaj ajo që kanë zgjedhur për të bërë fushatë është një simbolikë që i orienton qytetarët drejt përfaqësimit të interesave të komuniteteve.

“Ne mendojmë se koha kalon dhe qasja e qytetarëve është më ndryshe nga qeverisja vendore. Ne jemi duke ushtruar mandatin tonë edhe në mungesë të opozitës. Duke qenë zgjedhje për komunitetin mendojmë se ishte një simbol që një pjesë e buxhetit që u mor nga KQZ të shkonte për mbjellje pemësh.

Nuk janë zgjedhje politik, siç janë parlamentaret ndaj mendoj se është një simbolike që orienton qytetarët dhe politikën drejt përfaqësimit të interesave të komuniteteve në këshillin bashkiak apo edhe në punën e bashkive”, u shpreh Dalipi.

Dalipi po ashtu ironizoi fushatën elektorale të Belind Këlliçit, duke thënë se simbolika e tyre ishte bllokimi i pedonales me parkime dhe futja e autobusit në stadium.

“Po të shohim kundërshtarët politikë bëjnë një fushatë të fokusuar tek si e morën partinë, e morën tek Arena dhe duhet të shkojnë prapë atje për të mbajtur gjallë simbolikën e partisë në përçarjen që kanë. Nëse e ndoqët fjalën e udhëheqësit të tyre, e patë që stadiumi ishte bosh. Ata që ishin aty e humbën durimin.

Qytetarët nuk kanë nge të dëgjojnë si e morën partinë. Por kanë nevoja  për gjëra që lidhen thellësisht me ta. Futja e autobusit në stadium?!! Më falni, futet autobusi në fushën e futbollistëve? Kjo është simbolika?! Kjo gjëja ishte katastrofë! E patë pedonalen para stadiumit u zunë nga parkimet e këtyre. Shkuan dhe parkuan në zonën pedonale tek sheshi Italia. Parkuan si u desh qejfi, pa leje pa gjë. E kupton ku kanë mbetur këta në fushatat e tyre? Kanë braktisur qytetarët 4 vjet dhe pastaj thonë Erion Veliaj. Veliaj ka qenë kryetar bashkie kur kaluam pandeminë dhe është cdo ditë në kontakt me qytetarët”, tha ndër të tjera Dalipi.

Lexo edhe :  Llirohen hapësirat publike te '21 Dhjetori' në Tiranë (FOTOT)

 

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV