Sonte Nata e Kadrit, besimtarët myslimanë presin natën e vlefshme sa 1 mijë muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mban në duar librin e shenjtë për besimtarët myslimanë, që beson se ka zbritur në tokë në Natën e Kadrit.

Këtë natë që konsiderohet më e mirë se një mijë muaj, Lumturija po e pret me falje namazi e lexim Kurani në Xhaminë e Medresesë në Tiranë.
Agjëron prej 20 vitesh.

“Falim 5 vaktet, vij çdo ditë në vaktin e drekës, u mësojmë Kuranin gocave.” Për

Natën e Madhe nuk ka një datë të saktë, por Lumturija ndan bindjen se e ka përjetuar disa herë.

“Është shumë madhështore.”

Thotë se në këtë ditë përcaktohet fati i njeriut përgjatë një viti.

“Cakton të gjithë risqet për një vit, është e vlefshme sa 1 mijë muaj, i thonë 83 vjet, një jetë.”

Dijetarët myslimanë kanë llogaritur se Nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill.

Imam Marius Tafani tregon disa nga shenjat e kësaj Nate që gjendet në 10 ditëshin e fundit të Muajit të Ramazanit.

“Mbizotëron një qetësi dhe në atmosferën jashtë. Dielli mëngjesin e asaj nate lind ndryshe nga ditët e tjera, është një diell që nuk e vret syrin e njeriut. Dhe mëngjesin para se të lindë dielli, atë natë bie një shi i butë që është një prej shenjave që mund të ketë qenë Nata e Kadrit.”

Për ata që agjërojnë, përfitimet shpirtërore janë të mëdha.

“Kush e kalon Natën e Kadrit me agjerim dhe më pas e kalon duke kryer falje ndaj Zotit të tij atij do ti falen të gjitha gjynahet e kaluara.”

Muaji i Ramazanit ka hyrë në ditët e fundit.

Agjërimi ndalet në datën 20 prill, ndërsa të premten e 21 prillit besimtarët kremtojnë festën e Fiter Bajramit.

Të fundit

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili...

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Lajme të tjera

Web TV