Alibeajt akuza Berishës dhe mediave për “grabitje” simbolesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, të ndalojë përdorimin e emrit, logo-s dhe simboleve të partisë të PD-së nga Sali Berisha dhe mediat. Ish-kryeministrin e akuzon si “grabitës” të simboleve të PD-së, ndërsa për median ngre dyshimin se po konfuzojnë votuesin duke e cilësuar Sali Berishën kryetar të partisë.

Edhe pse logo dhe sigla e Partisë Demokratike ju dha Enkelejd Alibeajt, ish lideri historik Sali Berisha po i përdor ato pas asnjë lloj kufizimi, madje nuk ka lëshuar as zyrat e Partisë Demokratike. Kryetari i komenduar i PD-së Alibeaj i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror Zgjedhor dhe AMA për përdorimin e siglës dhe logos si dhe i kohës televizive. Drejtoresha e Komunikimit të fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike zyrtare për Bashkinë e Tiranës, Mirela Karabina, ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, ku bën me dije se i ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të zgjedhjeve për të ndaluar menjëherë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. “Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, AMA-s dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëherë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratën e shtypit të Karabinës. Ajo ju ka këkruar institucioneve zbatimin e ligjit. “Ne kërkojmë nga këto institucione, zbatimin e shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave të Republikës së Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njerëz dhe drejtues të formacioneve të ndryshme elektorale. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësohet në garën për Bashkinë Tiranë me të vetmin kandidat, zotin Roland Bejko, i njohur dhe i regjistruar në këto zgjedhje sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe në zbatim të kodit zgjedhor shqiptar. Ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, identitetin e të djathtës shqiptare që ajo përfaqëson”, thotë ndër të tjera në këtë deklaratë Karabina. Zëdhënësja për mediat e kandidatit Bejko bën gjithashtu me dije se PD-ja ka paraqitur sot “Ankesë në lidhje me keqinfomimin e disa subjekteve mediatike”, drejtuar znj. Armela Krasniqi, Kryetare e Autoriteti te Mediave Audiovizive, znj. Desada Metaj, Zëvendëskryetare e Mediave Audiovizive, dhe z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve. “I bëjmë thirrje mediave dhe institucioneve që monitorojnë ato, të zbatojnë parimin e hapësirave televizive sipas parimit “par condicion” për subjektin politik Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare dhe të gjithë kandidatëve të saj për këshillat bashkiak dhe kryetar bashkie. Faleminderit!”, përfundon deklaratën e saj Karabina. Karabina e vë theksin tek partia më e madhe opozitare, ndërsa si e tillë kësaj partie po i largohen kandiatët dhe doli e gjymtuar në këto zgjedhje lokale që do të mbahen më 14 maj.

Lexo edhe :  Spahiu godet: 9 parti kundër PD, Berisha s’e bashkon dot më opozitën

Kërkesa e Alibeajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, të ndalojë përdorimin e emrin, logo-s dhe simboleve të partisë të PD-së nga subjekte të tjera zgjedhore, dhe të nisin një hetim administrativ ndaj mediave që sipas tij po konfuzojnë votuesin duke e cilësuar Sali Berishën kryetar të partisë. Alibeaj ka bërë ankesë zyrtare pranë KQZ-së dhe AMA-s, duke theksuar se ka vetëm një PD legjitime të regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. “Disa media audiovizive me frekuencë kombëtare i referohen deputetit Sali Berisha si “Kryetar i Partisë Demokratike” dhe “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit”. Kjo sjellje përvecse përbën keqinformim, krijon konfuzion të qytetarëve, përsa i përket lidershipit zyrtar të kësaj force politike, pjesëmarrjes në zgjedhje dhe kandidaturave të mbështetura nga ana e saj”, thuhet në ankesën e Alibeajt. Lidhur më këtë, kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike ka kërkuar që të kryhet një hetim administrativ dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e informimit objektiv dhe të vërtetë të qytetarëve. “Në rastin konkret, është e qartë se paraqitja e z. Berisha si kryetar i Partisë Demokratike, apo i fakteve të tjera referuar këtij subjekti zgjedhor lidhur me kandidatët e mbështetur, përkatësinë e kandidatëve në këtë forcë politike apo koalicionet në të cilat ajo është pjesmarrëse është një informacion i pavërtetë dhe që paraqet haptazi njëanshmëri politike në debatin e brendshëm të kësaj force politike. Në këto kushte, në cilësinë e Kryetarit të Komanduar të Partisë Demokratike kërkoj nga ana juaj fillimin e menjëhershëm të një hetimi administrativ dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e informimit objektiv dhe të vërtetë të qytetarëve”, thuhet ndër të tjera në ankesën e PD-së.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV