Çfarë diskutoi me Berishën në selinë blu/ Meta: Opozita po ecën pa ndalim drejt fitores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar se gjatë takimit me Sali Berishën në selinë blu koordinuan axhendën për javët në vijim.

Meta u shpreh se opozita po ecën pa ndalim drejt fitores së 14 majit dhe Rama është i tmerruar, sipas tij, nga ky fakt.

“Koordinuam për axhendën për javët që vijnë. Jam shumë i lumtur të prek vetë atmosferën e jashtëzakonshme të fitores në bashkinë e Gramshit. Kanë çuar një kandidat që ka ikur dy vjet nga Gramshi dhe rikthehet tani. Gramshit ia kanë zhveshur dhe pyjet me bandat e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur kudo.

Kandidatët tanë nuk përfaqësojnë thjesht koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Përfaqësojnë shumë më tepër. Koalicioni jonë është shumë më i gjerë se opozita politike. Vetëm ndëshkimi me votë do i japë dhe kandidatëve të rilindjes mundësinë të marrin partinë e tyre nga mjaftistët.

Nuk kam kohë të merrem as me Ramën, që është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 maj, është tmerruar nga autobusi i shpresës e fitores, nga të gjitha planet e kandidatëve tanë”, tha kreu i PL-së.

Meta tha se ata janë të shqetësuar për shkak të manifestimeve të jashtëzakonshme në takimet me kandidatët e opozitës.

Meta komentoi edhe pankartat e vendosura në kryeqytet me fotot e Ramës duke theksuar se ai nuk vë dot kukullat e tij përballë superkandidatëve të opozitës.

“Ka shumë të drejtë edhe Rama dhe Ramarucët e tij kudo ku ndodhen që janë të tmerruar nga manifestimi në stadiumin kombëtar ashtu si janë tmerruar nga manifestimet në Durrës, Elbasan apo dje nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i qytetarëve të Gramshit. Do të përpiqen të shmangin thelbin e kësaj gare elektorale të 14 Majit që bëhet për të shpëtuar bashkitë tona nga vjedhja e përbindshme që ka bërë Edi Rama në këto katër vite.

Për transparencë dhe do i merrni nga nivelet përkatëse. Sa i takon 14 Majit është shumë e qartë, çdo ditë që kalon ankthi i atij që do të mbillte pemë pasi mbolli vetëm shkatërrim dhe beton, duke vënë dorë edhe mbi trashëgiminë kulturore, mbi gjelbërimin, mbi oborret e shkollave. Duke grabitur hapësirat publike. Tani është e qartë se erdhi ora e llogaridhënies.

I dëshpëruar sepse e kupton që çdo skenar i tij që opozita të mos regjistronte 61 superkandidatët e saj, dhe nuk ka konkurrentë përballë kandidatëve tanë sepse zgjodhi të emëronte kukulla katër vite më parë dhe tani kërkon të mbjellë konfuzion me ato billboardet e shtrenjta ky që do kursente para për fushatën.

A mund të dalë ajo zonja në Durrës, përballë Igli Carës? A mund të dalë kukulla në Elbasan, mister plastelina përballë një personalitet si Luçiano Boçi, a mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë përballë kryebashkiakut të ardhshëm Belind Këlliçi? Ata nuk dalin dot dhe ky përpiqet të mbjellë konfuzion dhe të ikë nga llogaridhënia”, u shpreh ai.

Të fundit

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Hamasi ka thënë se nuk do të çarmatoset nëse nuk krijohet një shtet i pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin. Grupi...

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera që kompania koncesionare Bankers Petroleum...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Lajme të tjera

Web TV