“Duhet firma e drejtorit legen të kadastrës”/ Ish-burri i noteres ‘sqaron’ qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Noterja Anila Haxhiu rishfaqet kësaj here me një tjetër rast të denoncuar nga qytetarët në emisionin “Stop” në Tv Klan. Merita Kapri ka blerë një tokë dhe ka kaluar në llogarinë e noteres 14 milionë Lekë, por prej 5 muajsh nuk ka marrë certifikatën e pronësisë. Vëllai i saj, Erion Buzo ka të njëjtin problem për një kontratë shkëmbimi.

Prej muajsh ata udhëtojnë nga Pogradeci për në Fier duke kërkuar noteren Anila Haxhiu por pa asnjë sukses dhe çështja vetëm është zvarritur.

Të dy, motër e vëlla, telefonohen nga ish-bashkëshorti i noteres, Iliri, i cili shprehet, se procedurën e ka  bërë, por nuk e firmos ai “legeni”, drejtori i ASHK-së, Arben Vojo.

Qytetarja: Po ça të bëjmë, ja erdhëm, u bë tërë ato herë!

Qytetarja: Çfarë u bë me atë certifikatën se për atë kam ardhur.

Ilirjan Ymeri: E di! Ajo mund të na vijë edhe sot, se isha atje unë. E kam bërë gati. Do vënë edhe firma e legenit, për të drejtorit. E mund të vijë dhe sot. Po nesër s’i shkulem unë, se më tha mua do ta nis, do ta nis. Nesër s’i shkulem unë, do t’i rri në zyrë.

Qytetarja: Nuk bën sens më, jemi lodhur shumë, po vete muaji i gjashtë.

Ilirjan Ymeri: E di, e di! Ti ku je, ktu ti, apo je në Fier, apo je atje?

Qytetarja: Po këtu në Fier jam.

Qytetari: Erdhi motra sot këtu në Fier se  ti i kishe thënë atij Çelos që Enit merrini certifikatën. Kjo dyshon në seriozitetin tuaj tani, kupton?

Ilirjan Ymeri: Jo ore ti e ke 1 milionë përqind të sigurtë o… Çfarë muhabeti bën ti?! 100% të shikosh mesazhet, që i kam shkruajtur unë asaj të hipotekës, shefes sot.

Ilirjan Ymeri: Po nesër nuk i ndahem zyrës, se më ka dhënë llafin, që do t’i nis që sot ai, po unë nuk i ndahem nesër.

Qytetarja: Janë 14 milionë e 600 mijë, i kaluan asaj apo jo se dhe ajo s’na ka lënë rehat.

Ilirjan Ymeri: Jo, jo janë në llogarinë e noterit akoma ato. Të vijë certifikata, pastaj do ia japim.

Qytetari: Po pse nuk vijnë certifikatat ku është problemi se me rregull brenda 21 ditëve duhet të vijnë ato.

Ilirjan Ymeri: Ore e ka specialisti, që atë ditë që të thashë unë, s’e ka firmosur drejtori. Dhe nesër do i vete atje dhe s’i lëviz, dhe s’i lëviz, s’i dal nga zyra.

Qytetarja: Ti e di vetë, kam ardhur çdo dy javë aty te ti.

Ilirjan Ymeri: E di tani thashë edhe një herë, nuk i shkulem unë drejtorit nga tavolina. Dakord?/ tvklan

 

Të fundit

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk...

Lajme të tjera

Web TV