Rezultati për 30 minuta/ Numërim elektronik në tri bashki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elbasani, Vora dhe Kamza janë tre bashkitë ku pritet të kryhet votimi dhe numërimi elektronik. “Vota do të jetë e sigurt 100 për qind dhe rezultati do të shpallet për 30 minuta”-tha kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi. Rezultatet në tre bashki pritet të jenë tregues edhe i trendit në bashkitë e tjera të vendit, ku numërimi dhe votimi do të kryhet manualisht dhe do kërkojë të paktën dy ditë kohë mes shumë përplasjesh.

Votimi dhe numërimi elektronik u provua si fillim në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2021 në njësinë 10 në Tiranë, ku rezultoi i suksesshëm dhe i pranuar nga palët. Një risi teknologjike që shmang katrahurën që ndodh në çdo palë zgjedhje në përplasje militantësh në qendrat dhe vendet e numërimit të votave. Teknologjia në zgjedhje tashmë nuk është një risi në Shqipëri dhe në tre bashkitë ku do të implementohet votimi dhe numërimi elektronik ka nisur testimi i pajisjeve. Elbasani është bashkia më e madhe ku do të zbatohet kjo teknologji, me 224 qendra votimi për rreth 171 mijë votues, ndërsa këtij procesi do ti nënshtrohen edhe qytetarët e Kamzës dhe të Vorës. Ilirjan Celibashi ka ndjekur nga afër se si do të funksionojnë pajisjet dhe u kthye në një trajnues për moshat e treta. Nëse deri para disa muajsh sfida më e madhe ishte gjetja e parave për blerjen e teknologjisë, tani sfidë është gjetja e operatorëve që të thjeshtësojnë përdorimin e saj. Por a është e sigurt vota në këto pajisje teknologjike? Sipas Celibashit, ajo është 100 për qind e sigurt. “Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre tre bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve”, është shprehur Celibashi para mediave. Ai tha se mënyra se si do të funksionojë është shumë e thjeshtë, sidomos për moshën që nuk e njeh teknoligjinë. “Pajisja është e thjeshtë në votim edhe për moshën e thyer. Sistemi e lehtëson procesin e votimit dhe me siguri qytetarët që do të marrin pjesë në votime në këto 3 bashki do e shohin që është e thjeshtë. Nëse ka një gjë që sistemi e ndalon është votimi familjar se mund të paraqitet vetëm 1 votues që nëse do të duhet, me këshillimin e një përfaqësuesi teknik do të ndihmohet në procesin e votimit por pa u identifikuar zgjedhja. Kemi sjellë në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient për t’u familjarizuar. Këto do të qëndrojnë deri para zgjedhjeve ndaj i nxis partitë politike dhe mediat që të nxisin qytetarët të testojnë pajisjen”, tha Celibashi. Po ashtu, sipas tij fituesi do të mësohet 30 minuta pas mbylljes së procesit të votimit. Institucioni nga ana e tij është i sigurt në suksesin e testit të tretë elektoral, por banorët e Elbasanit kanë dilema në përdorimin e saj. Krahas Elbasanit, votimi dhe numërimi elektronik do të shtrihet edhe në Bashkitë e Vorës dhe Kamzës dhe fituesi do të mësohet që në orën 19:30 të datës 14 maj.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Lajme të tjera

Web TV