“S’kemi më kundërshtarë”/ Balla në Mallakastër: Sfida jonë të krahasohemi me veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit, Taulant Balla, banorëve të Mallakastrës me të cilët bashkëbisedoi këtë të mërkurë i garanton se sfidën socialistët nuk e kanë me kundërshtarët në këto zgjedhje, por me veten.

“S’kemi më as kundërshtarë. Sfida jonë është të krahasohemi me ato që kemi bërë, ato që duhet të kishim bërë më mirë dhe ato që duhet të bëjmë në të ardhmen”, tha Balla.

Por këto deklarata nuk e pengojnë që të merret gjatë me ata që kanë përballë në garën e 14 majit, Berishën e Metën.

“Janë bashkuar bashkë si dy hije për hallin e madhe që kanë dhe halli i tyre nuk është Shqipëria, është pabesia ndaj Shqipërisë dhe gjithçka që kanë bërë këto 32 vite”, tha Balla.

Kreu i grupit të PS flet për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe mbështetjen për pensionistët si hapa që dëshmojnë se qeveria socialiste është ajo që ju duhet shqiptarëve.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV