Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin/ Hajdarmataj: Ngjarje e bujshme, larg qoftë nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Hajdarmataj, ish-drejtues policie ka folur këtë të Enjte në studion e Klan News sa i takon vrasjes së djeshme të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Hajdarmataj e cilësoi ngjarjen të bujshme duke theksuar se i ndjeri ka pasur një ndikim të madh tek zona e Shëngjinit, kjo prej raportit të tij me politikën.

Duke përmendur dhe faktin që kreu i Policisë së Shtetit shkoi sot në Lezhë, ai shpresoi që kjo  ngjarje të mos ketë lidhje me politikën duke qenë se jemi dhe në prag të zgjedhjeve lokale.

“Është një njeri siç e thatë ju që pozicioni i tij politik e bën që përeç anës së biznesit, e bën me ndikime shumë të mëdha sidomos në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është e bujshme, dhe vetë fakti që ka shkuar drejtori i Policisë së Shtetit atje duhet të ketë një pistë kryesore të kësaj vrasje sepse larg qoftë nëse ka ndodhur për shkak të politikës, imagjino se ku jemi. Nuk e përjashtoj sepse me ato që di unë, i ndjeri ka pasur ndikim shumë të madh përsa i përket raporteve politike. Ka ndikim te elektorati jo si lider lokal, por ka pasur ndikim në atë rajon për të tjetërsuar apo për t’ju dhënë drejtim këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Hajdarmataj.

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV