Një nënkalim në sheshin Skënderbej?!/ Inxhinieri hedh poshtë planin e Belind Këlliçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inxhineri Arben Meçe deklaroi se premtimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin “Skënderbej”, është i vështirë për t’u realizuar.

Meçe u shpreh se një nga problematikat për ta realizuar këtë, është pjerrësia e lëvizjes dhe iu referua nënkalimit në zonën e “Astirit”, ku sipas tij, janë zbatuar kushtet teknike të projektimit.

Meçe nënvizoi se bërja e nënkalimit në qendër të Tiranës, duke ndërtuar dy kanale, një hyrës dhe një dalës, bllokon totalisht lëvizjen e automjeteve.

“Çështja është se sa ai investim dhe ai projekt teknik, është minimalisht në kombinim, në bashkëpunim me urbanistikën e një qyteti dhe me standardet e projektimit. Pra, duhet të kuptojmë se çfarë janë standardet e projektimit. Standardet e projektimit janë disa parametra teknikë, të cilat janë të detyruar për çdo investimi që do të bësh, qoftë ky rrugor, tunel apo edhe ndërtesë. Problemi në këtë rast, po të ulemi poshtë sheshit “Skënderbej”, do të ulemi 6 metra. 4.8 metra është lartësia e tunelit, kaq është standardi dhe pastaj 1 metër është konstruksion. Në projektimin e rrugëve, qoftë rurale, urbane dhe interurbane, një nga treguesit kryesorë është pjerrësia e lëvizjes. Që të futesh në tunel dhe të dalësh, gjithmonë ka një rampë. Për të kuptuar rampën duhet të jemi të qartë, e sheh te “Astiri”. Te “Astiri” jemi gati në të njëjtën skemë që pretendohet të zhvillohet këtu, ku janë zbatuar kushtet teknike të projektimit.

Rreth 100 metër para se të hysh në nënkalimin e Astirit dhe 100 metra pasi të dalësh, janë rampa që kanë mure betoni në krahët anësore. Vetëm me këtë rampë, garantohet kushti teknik i një pjerrësie të rampës, që të garantojë një lëvizje të qetë dhe normale të fluksit. Përndryshe, nëse ti e bën pjerrësinë më të madhe, së pari, i gjithë fluksi do të ndalojë, sepse je në një rënie me 10% ose ngritje me 10%, praktikisht ke krijuar dy pengesa. Rezulton që nëse do ta bësh këtë tunel, që teknikisht është i mundur, duhet menduar që përpara se të futesh në tunel, rreth 100 metër dhe në rastin ideal, pjerrësinë e pranojmë 8%, do ulesh 6 metër, që do të thotë, nga 60-80 metër nga hyrja, do bësh këtë kanal në zemër të qytetit në drejtimin, hyrës, e njëjta gjë do të jetë edhe në drejtimin dalës. Imagjinoni tani që në qendër të qytetit, të prodhosh dy kanale që prishin totalisht qendrën e qytetit”, theksoi ai.

Lexo edhe :  Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

 

Të fundit

Nderi që i bëri opozitës, ambasada e SHBA

Nga Mero Baze Kanë kaluar 24 orë që Sali Berisha ka hedhur në sulm gjithë propagandistët e PD-së, apo ata...

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

Qeveria në mbledhjen e djeshme ka marrë vendimin për të krijuar Shërbimin e Policimit Vullnetar, në mbështetje të strukturave të Policisë së Shtetit. Mësohet se...

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe zhvillimet...

Përfshihet nga flakët ish-parku i automjeteve/ Shkrumbohen 4 autobusë të parkuar

Një zjarr ka rënë rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm (29 maj) në ish-parkun e mjeteve në Lushnjë, duke djegur 4 autobusë të...

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku herë...

Lajme të tjera

Web TV