Vritet biznesmeni dhe kreu i PSD Lezhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Social Demokrate për Lezhën, Ardian Nikulaj, u vra dje në mesdite në lokain e tij tek Rana e Hedhun në Lezhë. Nikulaj ishte biznesmen dhe një person i lidhur me politikën. Ai ka qenë kandidat për deputet i PSD-së, anëtar aktual i Këshillit Bashkiak të Lezhës dhe kandidat për një mandat tjetër. Pistat ku po heton policia.

Ditën e djeshme Lezha është tronditur nga vrasja e biznesmenit dhe politikani Ardian Nikulaj. Në restorantin në pronësi të tij ai është qëlluar dy herë me armë pistoletë duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Nga kamerat e sigurisë dallohet një person i veshur me jelek fosforeshen, të ngjashëm me uniformën e policisë rrugore dhe kokë mban maskë dhe skafandër motori. Autori i cili ka hyrë nga dera e pasme e lokallit, pasi ka qëlluar për vdekje biznesmenin lezhian është larguar nga vendngjarja me motoçiletë dhe mendohet se është ndihmuar nga një bashkëpuntor. Ardian Nikulaj, 51 vjeç, njihej në zonë si person me reputacion dhe kishte ndikim të fortë politik, ndërsa në këto zgjedhje kandidonte për këshillin bashkiak dhe ishte kryetar i PSD në Lezhë. Po ashtu ai ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 po nën siglën e PSD.

Ngjarja

Ardian Nikulaj ndodhej në biznesin e tij, në resortin “Coral Shëngjin”, kur dy persona të maskuar e kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Plumbat kanë qenë fatal dhe 51 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, edhe përse ambulanca ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Personi që ka shtënë me armë, ka hyrë brenda lokalit me skafandër motori në kokë dhe i veshur me jelek fosforeshent, ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar menjëherë bashkë me personin tjetër. Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende, ndërsa në restorantin ku u vra Ardian Nikulaj mbërriti drejtuesi i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati dhe prokurori i gatshëm për hetimin e saj. Po ashtu, në vendngjarje ka shkuar dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Drejtoria e Policisë së Lezhës ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. “Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”, njoftoi Policia e Lezhës. Mësohet se Ardian Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar.

Lexo edhe :  SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Karriera si politikan

Në vitin 2003 ai rezulton se kishte ndërruar mbiemrin nga Marku në Nikulaj, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2006 ishte ndaluar për kontrabandë e falsifikim. 51 vjeçari kishte kandiduar dy vite më parë për deputet, në siglën e Partisë Social-Demokrate. Ardian Nikulaj nuk ka arritur të thyejë herësin dhe të dalë fitues, për shkak të sistemit të ri që u implementua në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Ai ka qenë dhe drejtor i ALUIZNI-t.

Pistat e hetimit

Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar disa pista për vrasjen e Ardian Nikulaj. Një prej tyre është ajo e të shkuarës së tij, pasi disa vite më parë i kanë vrarë edhe të vëllain. Një tjetër pistë është ajo e lidhjes me politikën. Në vitin 2021, Nikulaj ka qenë kandidat për deputet, ndërsa në zgjedhjet e 14 majit ai ishte në listën për këshillat bashkiakë. Grupi hetimor ka sekuestruar karmat e sigurisë të biznesit të tij, të cilat kanë filmuar të gjitha lëvizjet e autorit. Mësohet gjithashtu se kohët e fundit Nikulaj lëvizte me makinë të blinduar, por do të jetë grupi hetimor që do të hedhë dritë për detaje të tjera. Të afërm të viktimës kanë deklaruar se nuk e kanë ditur se nga erdhi sulmi me armë që i mori jetën Ardian Nikulajt. Ata gjithashtu kanë deklaruar se brenda lokalit ka pasur edhe persona të tjerë. Ndërkohë në pyetje janë marrë familjarë të viktimës.

Të fundit

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Në prag të sezonit të gripit, Alimehmeti: Viroza normale për çdo stinë

Mjeku Ilir Alimehmet ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli në lidhje me raportimet për raste të shtuara të personave...

Lajme të tjera

Web TV