Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara/Veliaj dhe Noizy shërbejnë drekën e Fitër Bajramit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë festive, me rastin e Fitër Bajramit, në të gjitha qendrat e saj sociale, për familjet në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtari i njohur Noizy shërbyen drekën në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë.

Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që, sidomos në ditë festash dhe në ditë të vështira, të qëndrojmë afër njëri-tjetrit.

“Ju falenderoj shumë për iftaret që keni shtruar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, sepse në kohë festash, në kohë ku komuniteti bëhet bashkë, ata që kanë një situatë familjare apo një vështirësi, e ndiejnë më shumë mungesën e një të afërmi.

Kur jemi bashkë vërtet gëzimi dyfishohet dhe më vjen mirë që kemi nisur këtë traditë, ku gjithmonë na bashkohet një shok, një shoqe e mirë, për të shërbyer dhe për të kuptuar se i kemi lidhur jetët bashkë, i kemi lidhur fatet bashkë.

Nuk mundet që ca të ecin përpara, ca të rrinë mbrapa. Do ecim të gjithë përpara bashkë dhe do bëjmë maksimumin. Gjergj Fishta thoshte: Kemi Bajram, kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë.

Për sa kohë që Shqipëria jonë e vogël, zemrën e ka të madhe për t’i respektuar të gjithë, jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës, siç ka respektuar edhe Krishtlindjen, edhe Pashkën, respekton edhe komunitetin mysliman me fishekzjarret mbrëmë dhe me organizimet sot, edhe me sistemimin e parkimit”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se zona në të cilën ndodhet qendra sociale “Gonxhe Bojaxhi”, po shndërrohet në një qendër të re të Tiranës.

“Noizy vjen për ehrë të parë këtu në zonën e rindërtimit. Nuk i kishte parë gjithë këto pallate të reja që janë ndërtuar.

Është shumë kollaj të shash diçka që s’e ke parë ose që nuk të pëlqen. Është shumë e vështirë të bësh gjëra të bukura. Lagjja e re do i japë një hov të jashtëzakonshëm, do kthehet si një qendër e re e Tiranës.

Po fillon ndërtimi edhe i godinës së Tatimeve e Doganave, por ndërkohë do ketë edhe një hapësirë për besimtarët sepse kur ndërtohet një lagje e re, duhet të ketë edhe institucionet civile, edhe institucionet e besimit.

Dua t’ju uroj të gjithëve: Ju dhëntë Zoti shëndet, jetë, durim, për ju e të dashurit tuaj. Qofshin të kaluara gjithë ato halle, gjithë ato vështirësi që mund të kenë ndodhur”, tha Veliaj.

Lexo edhe :  U gjet pa ndjenja, ndërron jetë në QSUT i paraburgosuri në Tiranë (Emri)

Këngëtari i njohur Noizy uroi besimtarët për festën dhe tha se ndihet krenar që Tirana ofron të tilla shërbime për njerëzit në nevojë.

“Uroj që të jeni mirë të gjithë. Personalisht nuk e dija që këto lloj qendrash ekzistojnë.

E dija që ka 1 apo 2, por fakti që Tirana ka 9 të tilla, uroj që të gjithë qytetet e tjera të marrin shembull nga Bashkia e Tiranës e të ndihmojnë njerëzit në nevojë, sidomos ata që janë prekur nga tërmeti.

Zoti ju dhëntë shëndet, të keni durim sepse ditët më të bukura po vijnë dhe me ndihmën e njeri-tjetrit mund t’ja dalim përpara”, tha Noizy.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV