Vrasja e Stivenit në Tiranë, flet e dashura: Autori më ngacmonte në Instagram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit, Stiven Toshkësi, në Tiranë.

Stiveni u qëllua me thikë për vdekje mbrëmjen e 17 prillit nga 18-vjeçari Axel Hoxhaj, i cili u vetëdorëzua dje në polici. Gjithashtu në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe 18-vjeçari, Ensi Maze, i cili u la sot në burg nga Gjykata e Tiranës.

Ensi Maze deklaroi në gjykatën e rrethit gjyqësor të Tiranës se nuk ka pasur asnjë konflikt me viktimën Stiven Toshkësi dhe se ishte gjendur rastësisht në ngjarjen që përshkallëzoi deri në vrasjen e 19- vjeçarit.

Ai tha se nuk ka parë veprimet që autori Axel Hoxhaj ka kryer me viktimën, Stiven Toshkësi dhe se nuk kishte dijeni mbi konfliktin e këtyre të dyve.

Sherri mes të rinjve nisi për shkak të një vazje, të dashurës së viktimës. E dashura e Stivenit ka thënë në polici se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram.

Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga partneri i saj 19-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Sakaq, Axel Hoxhaj ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV