I kthehet fushatës, Rama nga Kamza: Më i rëndësishëm se apendisiti im është heqja e…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ndërhyrjes për heqjen e apendisitit, kryeministri Rama i është kthyer aktiviteteve elektorale dhe i pari është në Kamëz.

Rama tha se apendisiti i tij erdhi në një moment kur kemi për të hequr një apendisit më të rëndësishëm, që është apendisiti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilëve nuk i përmendi

“Faleminderit për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes timë për të hequr apendisitin.

Apendisiti im erdhi në një moment kur kemi një tjetër apendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është apendisiti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend” tha Rama.

Rama tha se mes shumë opsioneve për të bërë një takim të parë pas operacionit, zgjodhi Rakip Sulin, pasi sipas tij Suli është pasqyra me kuptimplotë e fjalës “Rilindje”

“Duke luftuar me mjekët për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund i mora një takim jashtë zyre dhe shpie dhe mes shumë opsioneve thash do shkoj te Rakip Suli në Kamëz, sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës, Rilindje.

Mendova që do marrë dhe unë pak nga rilindja juaj, për të rilindur me shpejtësi për të hequr apendisitin e 14 Majit.

Rakipi me tha që fonia është e ulët, njerëz ka më shumë se çmendohej, unë dua të kërkoj, nuk e di a realizohet se ndër të tjera kam qenë edhe mërzitur shumë nga disa kritike me buzë shumë të holla në Tiranë që janë mërzitur me tallavanë tonë.

Sikur të ishin njerëz që dëgjonin Bet’hovenin do ja falja, por janë ata që degjojnë gjithë ditën Saliun. Më vendosni pak Tit Vullkanin tonë” tha ndër të tjera kryeministri.

Të fundit

SPAK, arrestime për blerje votash! Hetime në Malësi të Madhe, Mjedë e Barbullush

Hetimet për krime zgjedhore nuk po kryhen vetëm në letra e në tavolina prokurorësh, por kanë zbritur edhe në...

“E kisha për konsum personal”, kandidati i Lapajt: Nuk ndihesha mirë

I arrestuar ditën e djeshme nga policia e Sarandës pasi u kap me një sasi kokaine me vete, kandidati për deputet i koalicionit “Nisma...

Anëtarësimi në BE më pranë se kurrë, pritet hapja e grupkapitullit të radhës

Konferenca e Pestë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të mbahet më 22 Maj në Bruksel, ku pritet hapja e grupkapitullit të ri të negociatave "Konkurrueshmëria dhe...

Shkalla e Parë e dënoi me 1 vit burg, Apeli jep vendimin për Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së...

Putin: Ne dhe Kina do të miratojmë një dokument për parandalimin e nazizmit

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot, pas bisedimeve me Presidentin kinez Xi Jinping, se do të miratohet një dokument përfundimtar që do të përqendrohet...

Lajme të tjera

Web TV