“Shqiptarët u treguan bujarë”/ Tani zbulon dhuratat luksoze që mori pas daljes nga BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i humorit Tan Brahimi ishte i ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë” ku tregoi gjithë ndjesitë që po përjeton pas vëmendjes që mori nga loja e tij në ‘BBVIP’.

Duket se pjesmarrja e tij ka krijuar akoma më shumë ndjekës për të madje nga ata edhe besnikë.

Ai tregoi se deri më tani ka marrë dy makina dhuratë. Nisur nga simpatia dhe dhuratat e publikut ai u pyet edhe për donacionet që bëhen në emër të tyre.

Duke folur për fondet që po mblidheshin për Luiz Ejllin ai tha se nuk shikon asgjë të keqë në këto nisma duke shtuar se ‘kush nuk i do lekët, apo dhuratat’ dhe se nuk do e kishte problem nëse për të do bëhej e njëjta gjë.

Gjatë bisedës për jetën personale e familjare tha se ditët e para pas lojës televizive donte të shijonte çdo kohë të humbur me njerëzit e zemrës sidomos me fëmijët.

Tani tregoi se ka një lidhje shumë të fortë me kuajt, lidhje që e konsideron shumë unike për të.

Këto kohë është folur shumë për raportet intime në shtëpinë e të famshmëve, ndërsa tregoi se gjatë kohës që ka qenë brenda s’ka parë diçka të tillë edhe pse nuk e shikon si diçka negative raportin intim në lojën televizive.

‘Nuk e di ç’kanë bërë poshtë çarçafit’ – shtoi duke qeshur Tani në ‘Më prit në fundjavë’. Zërave se ai u largua nga ‘Al Pazar’ pas një konflikti me Agron LLakaj iu përgjigje prerë ‘JO’.

Të fundit

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV