Francezët me zjarr, shqiptarët me fishekzjarr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA LUTFI DERVISHI

Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë rrëmujë. Shkaku?

Një vendim i Presidenti Macon, për të rritur vetëm me dy vjet moshën e pensionit nga 62 vjeç në një 64 vjeç.

Francezët, të njohur për dashurinë e tyre të pa masë  për kohën e lirë dhe verën e mirë, nuk e kuptojnë pse duhet të sakrifikojnë dy vjet të tjera punë kur mund të shijonin  pensionin e merituar.

Ndërsa lajmi u përhap me shpejtësi, rrugët e Parisit u mbushën me aromën e gomave që digjen dhe zhurmat e qytetarëve të pakënaqur.

Kulla Eifel, dikur një simbol i dashurisë dhe romancës, tani qëndron si një fener/pishtar proteste, me pankarta që kërkojnë anulimin e këtij vendimi të papëlqyeshëm.

Kafenetë, dikur plot me njerëz të gëzuar dhe biseda të gjalla, tani vlojnë nga debatet e ashpra rreth moshës së pensionit.

E gjitha kjo nuk do të ndodhte nëse francezët do të ishin njoftuar në kohë se përtej detit Adriatik, qeveria shqiptare e rriti moshën e daljes në pension nga 60 në 65 vjeç…

Shqipëria, vendi i njohur për trazira dhe kaos, vendi ku për një “plesht djegin jorganin” këtë vendim e quajti “reformë të shkëlqyer”.

Kafenetë e rrugët e Tiranës u mbushën me qytetarë të gëzuar, duke festuar me ngazëllim lajmin se do të punonin edhe pesë vite më shumë.

Hareja dhe zhurma nga muzika u ngjitën aq lart sa Parlamenti u detyrua të mblidhej me urgjencë për të miratuar një ligj të ri për ndotjen akustike.

Arsyeja se pse francezët protestojnë sot dhe shqiptarët u gëzuan 8 vite më parë për rritjen e moshës së pensionit u zbulua vetëm kohët e fundit.

Shqiptarët kanë festuar për rritjen e moshës së pensionit se e kanë ditur që në këtë vend do të punojnë indianët, tajlandezët, afrikanët …dhe vetë do të shkojnë për azil, ndoshta në vende si Franca.

Të fundit

E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

Mero Baze Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me...

Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi...

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Lajme të tjera

Web TV