“Harrova çdo dhimbje e zhgënjim”, Kiara tregon unazën që i dhuroi Luizi: Zemra plot…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e Big Brother.

Moderatorja në një postim në Instagram ka publikuar një foto të unazës, ku shkruan se kur mori propozimin u gëzua shumë, saqë harroi çdo dhimbje e zhgënjim.

Më tej, Kiara ka falënderuar publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP.

“Zemra plot! Aq shumë u gëzova dhe, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim.

Faleminderit të gjithëve për dashurisë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë ri hyrjes time në shtëpinë e Big Brother. 

Çdo mesazh, koment, apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua.

Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja! Sinqerisht, realisht e juaja”, ka shkruar Kiara.

Kiara mori pak ditë më parë një propozim të papritur për martesë nga Luizi.

Ky i fundit, e bërë të besonte se dëshiron të distancohej nga partnerja e tij. Ai gjatë ditëve të fundit i qëndroi larg madje në spektakël u dha një klip, ku thoshte se gjithçka që bëri për të e bëri vetëm për lojë.

Pas kësaj, ajo kërkoi të dilte edhe nga shtëpia. Papritur këngëtari i ulet në gjunjë dhe e pyet nëse donte të bëhej gruaja e tij. Kiara duke qarë, pranoi propozimin.

Të fundit

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht moshës së tij të avancuar...

Tirana zgjedh trajnerin e ri, një beratas merr timonin e bardhebluve!

Vangjel Mile është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV