Begaj nesër vizitë zyrtare në Kroaci/ Zbardhet axhenda e kreut të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i vendit, Bajram Begaj niset këtë të mërkurë për një vizitë shtetërore në Republikën e Kroacisë.

Presidenti Begaj do të mirëpritet sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes, ditën e enjte, më 27 prill 2023, për të vijuar axhendën zyrtare të bisedimeve me Presidentin e Kroacisë, duke u fokusuar tek marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, në datën 27 prill 2023, Presidenti Begaj do të pritet në takime të veçanta nga Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, si dhe Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Z. Gordan Jandrakoviç.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, kreu i shtetit do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, Presidentit të Kroacisë Milanoviç, Presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me Arbanasit e Zarës (Zadarit), aktivitetet që shënon Vizita shtetërore e Presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron, mbyllet, ditën e premte, më 28 prill 2023.

Të fundit

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Bosi në regjimin “41 bis” kërkon të hajë darkë në orën 22:00, reagon gjykata

Antonio Piromalli, i njohur si një nga krerët e mafies kalabreze ‘Ndrangheta kërkoi një privilegj të pazakontë në burgun e Parmës ku ndodhet në...

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri për migracionin e paligjshëm që...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

Lajme të tjera

Web TV