Korrupsioni/ Rama: Do e luftojmë me ‘inteligjencë artificiale’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se në vendin tonë mund të aplikohet “inteligjenca artificiale” (aftësi komjuterike) për të luftuar fenomenin e korrupsionit, sidomos në Prokurimet Publike. Një nismë e tillë po përdoret si risi në disa vende të BE-së.

 Kryeministri Edi Rama nga Forumi i Klimës së Biznesit tha se shumë shpejt do materializohet revolucioni për sistemin e prokurimeve. Kur thotë “revolucion”, Rama tha se i referohet përfshirjes së Inteligjencës Artificiale në këtë proces të rëndësishëm, për të zhdukur korrupsionin në këtë hallkë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se me përfshirjen e Inteligjencës Artificiale, asnjë ministri dhe as një Komision i Vlerësimit të Ofertave nuk do të ketë më punë me tendera. Po ashtu, Rama shtoi, se kjo do të jetë edhe në të mirë të kompanive, që s’do kenë nevojë që të merren me dokumente. “Shumë shpejt do të materializohet, duke shfrytëzuar inteligjencën artificiale dhe nisur nga një eksperiencë BE në rindërtimin e shkollave pas tërmetit.

Dhe procesi i prokurimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë të gjitha fondet është një proces që na ka mësuar shumë dhe nga i cili kemi kuptuar që ne mund të ndërtojmë një rrugë ku nga njëra anë të kemi një aleancë me institucionet dhe nga ana tjetër të kremi programin e inteligjencëns artificale për prokurimit, që do zbrazet nga letra, do mbarojë historia, ke vulën s’ke vulën, ik thaje, na duhet më e njomë, mungon një letër, sepse çdo e dhënë që kërkohet nga kompanitë dhe vlerësim për kompanitë dhe kur prokurimet të zhvillohen, kompanitë që janë të njohur publikisht dhe që të dhënat e tyre ndodhen në bazën e çmimit, do të duhet vetëm të çojnë çmimin dhe kjo është e mundur vetëm fale teknologjisë dhe do bëjmë spostimin e trupës, sistemi në një dore një agjenci kombëtare e prokurimeve me disa përjashtime të vogla të natyrës teknike dhe do kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri dhe asnjë KVO shqiptare, Komision i Vlerësimit të Ofertave, makth i im, që arrestohen për tendera, nuk do kenë më këtë punë se bëjnë mijëra prokurime dhe kemi një numër KVO që është marramendësh.

Lexo edhe :  34-vjetori i themelimit të PS/ Socialistët nisin festën në selinë rozë!

Do jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, njerëzit e KVO do lehtësohen, qeveria dhe Shqipëria do lehtësohen dhe raportet përkatëse do lehtësohen dhe ne do ngjitemi më lartë në vlerësimin në luftën kundër korrupsionit”, tha Rama. Mungesën e krahut të punës, kryeministri zgjodhi që ta quante si një “luftë”, por tha se është i bindur që Shqipëria do i mbijetojë kësaj stuhie. “Luftë për krahun e punës që ne duhet ta përballojmë dhe efekteve katastrofave të së cilës ne duhet t’u mbijetojmë nëse duam të vazhdojmë me sukses në këtë rrugë ku ka hyrë ekonomia jonë që është në një moment kthese shumë të rëndësishëm. Arsyeja pse ne rritëm pagat lidhet me këtë që thashë, si edhe sepse tani u krijua mundësia, ne besojmë që do japë efekte pozitive. Sipërmarrja duhet të bëjë një hap më shumë, i kemi mundësitë t’i mbijetojmë kësaj stuhie. Është luftë me sekondën, jo me ditën”, tha Rama. I ndalur te pagat kryeministri tha se qeveria po planifikon të tjera rritje në sektorin publik, teksa i bëri thirrje sipërmarrësve privatë për bashkëpunim dhe të rrisin rrogat e punëtorëve të tyre pasi vetëm kështu mund t’i bëjnë ballë kësaj “lufte” e cila po godet të gjithë Europën.

Të fundit

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite...

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit...

Lajme të tjera

Web TV