Nuk ka para për fushatën/ Kandidati për Bashkinë e Tiranës: Do shpërndaj 100 litra raki

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i partisë “Fronti i Majtë”, Marko Dajti, që kandidon për Bashkinë e Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për fushatën, zgjedhjet dhe arsyet pse kandidon.

Dajti u pyet nga Ylli Rakipi se si bën fushatë, kur nuk ka para, ndryshe nga partitë e tjera që kanë paratë e veta dhe të oligarkëve.

Kandidati “komunist”, deklaroi se nuk ka fare para, por ka 100 litra raki që i kanë dhënë në Vlorë për t’ua shpërndarë votuesve.

Dajti gjithashtu sqaroi se Flamur Noka ia ka dhënë firmën për kandidimin në Tiranë, për shkak se janë miq me njëri tjetrin.

Pjesë nga biseda:

Pse vendose të kandidosh për Bashkinë e Tiranës?

Marko Dajti: Është kandidaturë revolte, për t’ju hapur sytë socialiste për të pastruar PS-në nga llumi, siç është pastruar PD që sot është shumë e pastër. Ky katarsis duhet të bëhet patjetër edhe te PS.

Si ka mundësi jeni kaq afër me demokratët dhe jo me socialistët?

Marko Dajti: Ne jemi shqiptarë. Aq dinim dikur për demokracinë, ishte prapambetje.

Duhet të të them një gjë shumë hapur, partitë e tjera hedhin shume lekë në fushatë, të vetat dhe të oligarkëve. Ti pa kokërr leku, si do t’ja bësh? Keni mbledhur donacione nga populli?

Marko Dajti: Ne nuk kemi ku ti gjejmë paratë, nuk na jep njeri.

Ndonjë oligark nuk ju jep?

Marko Dajti: As bëhet llaf për këtë. Edhe vetë shteti nuk më ka dhënë asgjë. Kam një historik, por nuk ka dhënë asgjë.

Asgjë nuk ke mbledhur?

Marko Dajti: Kur partia është futur në zgjedhje s’kam marrë as ato tre milionë lek, sepse do t’i kërkonin mbrapsht.

Lexo edhe :  Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Kur folëm në telefon, më the që të kishte sjellë njëri nga Vlora 100 litra raki që t’i shpërndash popullit.

Marko Dajti: E kanë në shpirt dhe gjak, sepse e kuptojnë që PS është zhdukur.

Po ndaji këto ti, sepse lek nuk ke.

Marko Dajti: Po nga një gotë raki ua japim patjetër.

Flamur Noka vendosi të mbështesë një kandidat komunist si puna juaj, kur Flamuri është kokë e këmbë kundër komunizmit. Si ka mundësi?!

Marko Dajti: Flamuri është demorkat i vërtetë. E vlerësoj punën e tij. Unë e kam një lidhje miqësore me të. Partia Socialiste, nuk lejonte asnjë të futej në garë, siç bëri në 2019 që i mori të gjithë bashkitë vetë. Flamuri bëri gjestin civil. Unë ia kërkova Flamurit, duke parë që Edi Rama nuk kishte lënë hapësirë që ne të kandidonim, ishte shumë e vështirë, ja kërkova Flamurit dhe ai u tregua i gatshëm, ma dha.

 

Të fundit

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Lajme të tjera

Web TV