E shpallur në kërkim prej vitesh, arrestohet në Kavajë Marsida Qatja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë ndaluar Marsida Qatja, 33- vjeçaren e shpallur në kërkim dhe  e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Në vitin 2019, ajo kishte përshtatur banesën e saj për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, u ekzekutua Dritan Haxhollit nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Ndryshe nga sa u duk në fillim se vrasja erdhi si një konflikt pasioni me në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 33-vjeçaren.

Në telefonin e të dyve Prokuroria ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë. Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV