“Linjë direkte ajrore Shqipëri-Kroaci”/ Begaj takon homologun kroat: Diskutuam…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Kroaci, ku është pritur në takim nga homologu Zoran Milanoviç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Milanoviç shprehu përkrahjen e Kroaci në rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Shpreh përkrahjen e plotë, është e rëndësishme që Shqipëria të bëhet pjesë e shoqërisë europiane. Nëse ne nuk ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë sa më parë të jetë e mundur, atëherë do të vijë dikush tjetër ta ndihmojë. Kjo është e qartë”.

Presidenti Begaj, tregoi se me homologun kroat, diskutoi për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, përfshirë dhe një linjë direkte ajrore Shqipëri-Kroaci.

“Kjo është vizita ime e dytë si president jashtë vendit, pas asaj të Kosovës. Vizita ime në Kroaci është e rëndësishëm në kuadër të marrëdhënies mes dy vendeve.

Patëm një bisedë të gjatë, ku fokusi kryesor ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe. Marrëdhëniet shqiptaro-kroate sot janë në ditët e tyre më të mirë, falë vizionit të përbashkët për Ballkanin Perëndimor.

Ndamë bindjen se ende mbetet shumë për të bërë në drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve, ndamë mendimin që të ketë një linjë ajrore direkte mes dy vendeve apo një ndërlidhje portuale”.

Të fundit

Messin e ndal shtylla! Mbi 62 mijë spektatorë, një rekord historik për të parë yllin

Inter Miami i Lionel Messit pranoi një barazim 0-0 në Chicago Fire në ndeshjen e 8-të të MLS. Skuadra e...

“Jemi si sozi”-Ngjashmëria me Chris LaCivita, reagon Vullnet Sinaj: Nuk më lidh gjë me të

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar ngjashmërinë fizike me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike. Sinaj ka thënë se, ndonëse...

Vota e Diasporës, PD ankohet te Celibashi: 14 raste të dyshimta për abuzim

Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën e tyre politike për zgjedhjet e...

“Format i degjeneruar prej kohësh”: Florjan Binaj shpërthen ndaj BBVA

Florjan Binaj, aktori i humorit, prej më shumë se një viti edhe moderator ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin e Big Brother VIP. Binaj...

Një Lider Vizionar për UNESCO-n: Pse Shqipëria duhet të mbështesë Dr. Khaled El-Enany

Nga Arben Cici. Drejtor, Qendra Abdulaziz Saud Albabtain për Kulturën dhe Gjuhën Arabe, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë. Të mërkurën, më 9 prill 2025, Bordi Ekzekutiv...

Lajme të tjera

Web TV