“Mbrojtja e hapësirës ajrore”/ Peleshi: Krenarë për kontributin e dhënë në këto 72 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përgëzoi sot Forcat Ajrore për kontributin e tyre, në kuadër të 72-vjetorit të kësaj Force.

“Mbrojtja e hapësirës sonë ajrore, reagimi ndaj situatave emergjente, në kohë të vështira dhe kritike, në fatkeqësi dhe nevojë, në ndihmë e në shpëtim jetësh, përgjatë 72 vitesh, e kanë bërë aviacionin tonë ushtarak dhe pilotët e tij, njerëzit më të dashur dhe të nderuar”, shkroi Peleshi, në postimin e tij në rrjetet sociale.

Peleshi theksoi se, kontributi i çdo ushtaraku të Forcës Ajrore është i pamatshëm dhe pjesë e pazëvendësueshme e historisë sonë kombëtare.

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 prill 1951.

Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore Yak-18 dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana.

 

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV