32 njerëz humbën jetën në punë në 2022, kush rrezikon më shumë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28 prilli është Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në punë.

Sipas statistikave çdo vit në Bashkimin Europian, më shumë se 5500 njerëz humbin jetën e tyre si pasojë e aksidenteve në vendin e punës.

Çdo vit, më shumë se 2 milionë gra dhe burra vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.

STATISTIKA PËR SHQIPËRINË 2022

Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar. Mos garantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.

Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.

Puna në ndërtim rezulton më pak e sigurta dhe që ka marrë më shumë jetë punonjësish. Sipas raportit, teksa punonin në ndërtim humbën jetën 10 punonjës vjet, nga 6 fatkeqësi që u regjistruan në 2021.

Më pas është sektori i minierave dhe i industrisë përpunuese me nga 5 vdekje gjatë vitit të kaluar, përsëri në rritje krahasuar me vitin 2021. Më pas kemi një humbje jete në sektorin e energjisë, gazit dhe ujit, dhe 11 viktimat e tjera janë në sektorë të tjerë të ekonomisë të paspecifikuar në raportin e inspektoratit.

A KA NDËSHKIME PËR AKSIDENTET NË PUNË?

Nëse në vitin 2021, Inspektorati i Punës, 40% e masave ndëshkuese ishin “Pezullim” për shkelje flagrante të marrëdhënieve të punës dhe sigurisë në punë, në vitin 2022 kjo masë është vendosur vetëm për 8% të subjekteve të ndëshkuara. Janë vetëm 12 kompani të ndëshkuara me pezullim të aktivitetit, edhe pse numri i fataliteteve është 32. Ndërsa janë dhënë 95 paralajmërime e janë vënë 48 gjoba me një vlerë prej 10.570 milionë lekë.

Lexo edhe :  Vetëdeklarimi i adresës së banimit, detyrim online në e-Albania nga kryefamiljari

 

Të fundit

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat...

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht...

Plani i Netanyahut për marrjen e Gazës nuk kënaq askënd përveç vetes

Dy vite pas fillimit të luftës në Gaza, kabineti izraelit i sigurisë ka miratuar një plan të ri ushtarak për të rrethuar qytetin e...

Zbulohet shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II

Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta është zbuluar në versionin...

Arratisje spektakolare në Terni, i riu shqiptar i shpëton policisë, aksidentohet më pas

Një ndjekje dramatike ka tronditur zonën e Umbrias mbrëmjen e djeshme, kur një 30-vjeçar shqiptar nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe...

Lajme të tjera

Web TV