Derby della Madonina në Champions League, Interi me bileta më të shtrenjta sesa Milani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e Champions League, aty ku skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Interesi për këtë sfidë është tepër i madh, me kërkesa nga e gjithë bota dhe klubet duan të përfitojnë nga rasti për të mbushur arkat.

Biletat për këtë sfidë do të jenë shumë të larta, me klubin zikaltër, që ka rritur çmimet, në krahasim me ndeshjen ndaj Benficas në çerekfinale.

Çmimet e biletave, kur Interi është pritës, janë rritur dukshëm, ndryshe nga çfarë ka ndodhur te Milani. Klubi kuqezi, ka pasur një rritje shumë më të lehtë të çmimeve. Për të gjitha vendet, Interi ka rritur çmimet me 50 euro ose më shumë, ndërsa Milani në krahasim nga ndeshja me Napolin, i ka rritur me 10 euro.

Çmimet e zyrtarizuara nga Interi janë më të larta se ato të Milanit në pothuajse çdo sektor. Ndoshta kjo është një strategji e korporatës në politikën e çmimeve. Ose, më thjesht, i është dhënë më shumë rëndësi  ndeshjes së kthimit e cila do të jetë vendimtare për kualifikimin në finalen e Ligës së kampioneve.

Të fundit

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Lajme të tjera

Web TV