Lajmi i trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e televizionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jerry Springer, moderatori i njohur, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.

Springer vdiq paqësisht të enjten në shtëpinë e tij në Çikago, konfirmuan publicistët e tij për BBC News.

Sipas mediave, ylli legjendar i televizionit, u diagnostikua me kancer disa muaj më parë dhe gjendja e tij u përkeqësua papritur këtë javë.

Lajmi i trishtë! Ndahet nga jeta legjenda e televizionit

Jerry drejtoi emisionin e suksesshëm “The Jerry Springer Show” për 27 vjet. Përpara se të ishte pjesë e ekranit, ai ishte një politikan që drejtoi një fushatë për Kongresin Amerikan në vitin 1970, u zgjodh në Këshillin Bashkiak të Cincinnatit në vitin 1971 dhe u bë kryebashkiak i qytetit në 1977.

Por, Springer u bë një sensacion ndërkombëtar me shfaqjen e tij që debutoi në vitin 1991.

Shfaqja e Jerry-t ishte aq e popullarizuar në fund të viteve ’90, madje arriti në krye të Oprah Winfrey-t në disa qytete.

Ai bëri një seri tjetër në televizion, me shfaqjen e tij “Judge Jerry”, i cili u shfaq për 3 sezone.

Dalja e fundit televizive e Jerry erdhi sezonin e kaluar në “The Masked Singer” ku performoi si “The Beetle”, duke kënduar një klasik të Frank Sinatra.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV