Zbardhet vrasja e gazetarit investigativ në Greqi, u ekzekutua nga grupet mafioze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia greke ka zbardhur vrasjen e gazetarit Jorgos Karaivas, ngjarje e cila tronditi Greqinë dy vite më parë.

Lajmi është bërë publik prej vetë ministrit grek të mbrojtjes së qytetarit. Sipas Ministrit Takis Theodhorikakos, policia mundi të zbardhë ngjarjen dhe të vërë në pranga dy prej autorëve të dyshuar.

Ata janë vëllezër dhe quhen Jani dhe Strato Lala. Ata u arrestuan pasi prej hetimeve rezultoi se ndodheshin ne skuadrën e ekzekutorëve të gazetarit investigativ Karaivas, i cili u ekzekutua jashtë banesës së tij në 9 prill 2021.

Që në fillim dyshimet kishin rënë mbi grupet mafioze greke të cilët ishin përmendur shpesh prej gazetarit Jorgos Karaivas. Grupi i akuzuar quhet banda e Karajanit, një person tepër i rrezikshëm e mafias greke.

Informacionet e para thonë se dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë e policisë së Atikes, ku do të merren në pyetje dhe në vazhdim do të dërgohen për masë sigurie.

Dyshohet se ekzekutoret e gazetarit janë një mashkull dhe një femër rreth të 40-tave por ende nuk janë vënë në prangat e policisë./ TCH

Të fundit

Pak minuta në SPAK, Berisha “shpërthen” ndaj Gjokës: Ta quajmë mashtruesen Irena Dumani

Ka zgjatur shumë pak minuta, “vizita” e kryedemokratit Sali Berisha në Prokurorinë e Posaçme. Për gazetarët, ai lexoi shënimin...

Revolta në PD? Dashnor Sula: Dështakët mblidhen në dreka peshku

Demokrati Dashnor Sula ka komentuar deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Kavajës. Fisnik Qosja, i cili bëri thirrje se ‘PD ka nevojë për ndryshim’. Përmes...

Si i mbolli flokët Salianji? Flet zv/drejtori i Burgjeve: Nuk ka kufizim

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët...

Ndryshime në Tokio, kush është Sohei Kamiya, “Donald Trump i Japonisë”

Pak më shumë se 104 milionë votues japonezë me të drejtë vote shkuan në qendrat e votimit këtë të diel për të zgjedhur një...

Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Këtë të hënë, 21 korrik, kryeministri Edi Rama iu rikthye rubrikës së tij virtuale “Sy m’Sy”. Komunikimin me qytetarët e nisi me aksionin më...

Lajme të tjera

Web TV