Inteligjenca ukrainase paralajmëron banorët e Krimesë që të shmangin objektet ushtarake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi i inteligjencës ushtarake i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës u bëri thirrje banorëve të Krimesë që të qëndrojnë larg objekteve ushtarake pas një zjarri masiv në depo karburanti që u shkaktua nga një sulm i dyshuar me dron në Sevastopol të shtunën.

Andrii Yusov, një përfaqësues për Inteligjencën e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se zjarri “është ndëshkimi i Zotit, veçanërisht për civilët e vrarë në Uman”, shkruan CNN.

Yusov po i referohej sulmit me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin qendror të Ukrainës Uman të premten, që vrau të paktën 23 njerëz.

“Ky dënim do të jetë afatgjatë,” u shpreh ai në një intervistë për mediat ukrainase të shtunën.

“Është e këshillueshme që të gjithë banorët e Krimesë së pushtuar përkohësisht të mos qëndrojnë pranë objekteve ushtarake apo objekteve që ofrojnë ushtrinë e agresorit në të ardhmen e afërt”, shtoi ai.

Të fundit

Basha flet për lobimin e PD: E vërteta nuk blihet me 6 milion dollarë!

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në facebeook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes se “pse tradhëtoi...

Kreshnik Spahiu sulmon Berishën: Janë para të pista, nuk janë patriotizëm!

Kreshnik Spahiu ironizoi situatën me financimet elektorale dhe donacionet në fushata elektorale, duke thënë se për një thes miell quhet krim zgjedhor dhe arrestohesh,...

Rama ironizon Bashën e Berishën: Doli dhe bufi 7×7=6 milionë (dollarë)

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi me gra dhe vajza në Fier se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të...

Çfarë po ndodh në Ksamil? Forca të shumta policie në një operacion “Top Sekret”!

Dhjetëra forca policore kanë mësyrë në qytezën e Ksamilit që nga mbrëmja e të hënës. Bëhet fjalë për një operacion “Top-Sekret” që po zhvillohet...

Pandemi tjetër? Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve

Ekspertët kryesorë të shëndetit kanë paralajmëruar se SHBA-të po shkojnë drejt një pandemie tjetër, ndërsa gripi i shpendëve po del jashtë kontrollit në fermat...

Lajme të tjera

Web TV