Nuk ka fitues në “Olimpico”, Roma dhe Milani ndajnë pikët pas 90 minutash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka fitues në “Olimpico”, me Romën e Milanin që ndajnë nga një pikë dhe bëjnë edhe më intriguese garën për një vend në zonën Champions, në Serinë A.

Dy skuadrat vinin në këtë takim me pikë të barabarta, nga 56 dhe mbetën në të njëjtat pozita, por tashmë nga 57 pikë secila, duke i dhënë mundësi Interit që t’i barazojë, nëse mposht nesër Lazion.

Pas 90-minutash të luftuara, por me pak raste shënimi, sfida u ndez në shtesë, aty ku Tammy Abraham lëvizi mirë brenda zonës dhe ngriti në peshë publikun verdhekuq, duke shënuar golin e avantazhit.

Megjithatë festa zgjati vetëm pak minuta, pasi në një krosim të Leaos në zonë, ishte Saelemakers, që u harrua i lirë në shtyllën e dytë dhe shënoi golin e barazimit, duke lënë skuadrat në të njëjtat pozita në renditje.

Këtë sfidë e nisi titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili ishte i pafat, pasi u dëmtua në gju në minutën e 15’ dhe u zëvendësua nga i riu Bove.

Të fundit

Eksperti i punësimit: Pagat në Shqipëri kanë qenë faktori i parë pse njerëzit largohen

Edhe ky 1 maj e gjen tregun e punës në vend në mes të një ‘paradoksi’. 6300 vende të...

Rama: E mbani mend kohën kur njerëzit vriteshin poshtë dritareve të Berishës?

Nga Dimali kryesocialisti Edi Rama shpjegoi kontrastin mes punëve të bëra gjatë tre mandateve qeverisës të PS-s, me lobimin 6 milionë dollarë të PD...

LaCivita bisedon me kandidatët demokratë: “Rama si Biden, në SHBA po flitet për PD”

Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin...

Vota e diasporës, dy arsye pse PD nuk mund të pretendojë rezultat të mirë

Deri më sot, mbi 117 mijë shqiptarë nga diaspora kanë dërguar zarfin e votimit në KQZ. Një shifër e lartë në një kohë të...

Tomor Alizoti paralajmëron socialistët: Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët!

Tomor Alizoti, drejtuesi i PD në qarkun e Elbasanit, paralajmëroi socialistët nga Librazhdi duke thënë se “do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.” Më...

Lajme të tjera

Web TV