OSBE-ODHIR: Ka tensione politike, por fushata është e moderuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni i OSBE-ODIHR ka nxjerrë raportin e parë paraprak për dy javët e para të nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale.

Si problematikë ka konsideruar incidentin me shpërthimin e ekplozivit në makinën e kreut të PD-së së Vaut të Dejës, ndërsa e cilëson fushatën si të moderuar dhe pa shumë bujë.

Fazën e parë të fushatës elektorale në vend OSBE-ODIHR e sheh në tërësi si pozitive, por gjithsesi thekson se klima politike mbetet e tensionuar, duke sjellë edhe shëmbuj konkret mbi incidente.

Misionin i ODIHR për këtë proces zgjedhor ka përgatitur një raport të parë për klimën e deritanishme. Në raportin vihet theksi te fakti se fushata zgjedhore e cila sipas vëzhguesve të huaj ka qenë jo e bujshme dhe me tone të moderuara. Ndërkohë që përmenden 2 raste të dhunës, ku në njërën prej tyre iu rrezikua jeta një anëtari partia.

Rasti i dhunës që i është rrezikuar jeta një personi lidhet me eksplozivin e vendosur në makinën e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca. Raporti evidenton se mjedisi politik vazhdon të jetë i karakterizuar nga polarizimi i thellë ndërmjet kryetarëve të partive të mëdha.

“Periudha 30 ditore e fushatës filloi më 14 prill dhe është veçanërisht e dukshme në Tiranë. Deri më tani, fushata nuk ka qenë e bujshme, dhe përgjithësisht ka pasur një ton të moderuar. MVZ-ja e ODIHR-it është në dijeni të dy rasteve të dhunës, në njërën prej të cilave u rrezikua jeta e një anëtari partie”-thuhet në raport.

Më tej kanë komentuar edhe vendimet e javëve të fundit të qeverisë si për bonusin e pensioneve ashtu edhe për rritjen e pagave. Edhe pse këtë çështje e kanë përfshirë në raport, OSBE-ODIHR e cilëson si problematike, por pa specifikuar nëse ndikohn ose jo në zgjedhje dhe nëse është apo jo ligjore, duke e lënë të hapur interpretimin.

Lexo edhe :  Murrizi i shtrin dorën Dash Sulës/ Hajde bëhemi bashkë, vetëm kështu i bëjmë mirë PD-së

“Ndryshimet e fundit paraqitën masa të tjera mbrojtëse kundër abuzimit me burimet shtetërore. Megjithatë, shumë bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it ngritën shqetësime lidhur me iniciativat e fundit të ndërmarra nga qeveria, siç është bonusi i pensionistëve dhe premtimet e kryeministrit lidhur me pagat e punonjësve të sektorit publik.

Komisioneri deklaroi publikisht se sipas interpretimit të tij, dispozitat ligjore përkatëse zbatohen vetëm për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në raport.

OSBE-ODIHR thotë se partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën dhe ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë.

Në vendin tonë prej gati një muaji ndodhet misioni i OSBE-ODIHR që po monitoron me interes procesin e zgjedhjeve lokale në vend. Në raportin e publikuar dje ka evidentuar disa problematika ku rasti më I rëndë duket se është vendosja e ekspolzivit në automjetin e kreut të PD-së locale të Vaut të Dejës.

Deri tani strukturat e policisë dhe prokurorisë nuk kanë dalë me një përfundim mbi motivet dhe autorët e mundshëm. Opozita e drejtuar nga Sali Berisha e ka konsideruar ngjarjen e rëndë si politike, duke akuzuar qeverinë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV