Programi PL/ Meta: Transport falas në çdo bashki që do drejtohet nga ne

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka premtuar me marrjen e pushtetit vendor pas 14 majit, PL do të mundësojë transport publik falas për personat e aftësi të kufizuara.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘PL do të mundësojë evitimin e paraqitjes çdo vit në Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar dhe zgjerimin e periudhës së daljes në Komision nga 3-5 vjet, në mënyrë që të shmangim burokracitë’.

Postimi i plotë i Metës:

Ne do të mundësojmë transport publik falas për personat me aftësi të kufizuar, jo vetëm në Tiranë me Belind Këlliçin, por në çdo bashki të vendit që do të drejtohet nga kryebashkiakët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ne do të mundësojmë evitimin e paraqitjes çdo vit në Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar dhe zgjerimin e periudhës së daljes në Komision nga 3-5 vjet, në mënyrë që të shmangim sorrollatjet, burokracitë dhe kostot e përgatitjes së dokumentave për familjet me persona të aftësi të kufizuara.

Këto ishin dy propozimet tona të reja në takimin që zhvilluam në Pogradec me Shoqatën Shqiptare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Mbështetja jonë ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe shtresave në nevojë do të jetë e vazhdueshme dhe gjithmonë në vëmendjen tonë.

Bashkë🤝Fitojmë!✌️🇦🇱

 

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV