350 euro një kokërr, nga vjen luleshtrydhja më e shtrenjtë në botë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një kokërr e këtij varieteti të veçantë luleshtrydhesh, e quajtur “Princesha e Bukur”, u shit në një ankand për rreth 370 euro.

Ato hidhen në shitje çdo vit në një ankand (këtë vit janë shitur shpejt), dhe nëse shpresoni t’i blini në të ardhmen, filloni të kurseni që tani.

Ankandet shpesh janë “tregjet” ku çmimet arrijnë shifra marramendëse. Ato janë të njohura sepse blerësit dhe shitësit besojnë se do të arrijnë një marrëveshje të mirë duke blerë ose shitur asete. I tillë është edhe ky rast.

Nga vjen kjo kokërr dhe pse shitet shtrenjtë?

Luleshtrydhet më të shtrenjta në botë vijnë nga Japonia. Ky varietet vjen si rezultat i studimeve, kërkimeve dhe testeve për plot 15 vjet.

Këto luleshtrydhe tashmë prodhohen në rreth 500 njësi në vit dhe kanë një peshë mesatare prej rreth 80 gram secila.

Disa kokrra të kuqe mund të arrijnë edhe në 100 gram, ndërsa ato më të voglat, nuk bien nën 40 gram.

Madhësia mesatare është afërsisht sa ajo e një topi bilardoje. Edhe pse janë më të mëdha se luleshtrydhet e zakonshme, për syrin ato duken absolutisht normale.

Ishte pikërisht Okuda Nichio, kultivuesi që realizoi këtë varietet të veçantë.

Ai i shet në ankand çdo vit për një shumë të konsiderueshme, e cila mund të arrijë 50,000 jen ose rreth 370 euro.

Kjo sepse një princeshë kaq e bukur, nuk mund të kushtonte më lirë!/AgroWeb

Të fundit

A jemi në pragun e Luftës së 3-të Botërore?

GJENERAL PIRO AHMETAJ Pyetje trilona dollarë: ”A ndodhemi në prag të Luftës së Tretë Botërore?” Cilat janë mësimet nga Lufta...

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija bërthamore në historinë moderne dhe...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të...

Lajme të tjera

Web TV