Ibrahimaj: Borxhi publik është ulur, kemi pasur rritje të punësimit në këtë sektor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj është shprehur se në tre mujorin e parë të vitit borxhi publik është ulur.

Në një konferencë për mediat Ibrahimaj tha se kursi i euros ka djellë edhe një rënie të borxhit publik.

” Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi eruos ka sjell dhe një rënie të borxhit publik”, tha ajo.

Ministrja theksoi se ka pasur një rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit dhe rënie në sektorin e shërbimit.

Ndërkohë, sa i përket importeve Ibrahimaj tha se për herë të parë pas një periudhe të gjatë, importet janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë.

“Ne kemi pasur një rritje të tatimit mbi fitimin me 22.5%. Tatimi mbi të ardhurat është rritur me 9.5%. kontributet nga sigurimet shoqërore janë rritur me 14.8%. Sektori i prodhimit ka pasur një rritje prej 31%. Kemi pasur rritje të punësimit në sektorin e ndërtimit, prodhimit, ndërsa ulje kemi pasur në sektorin e shërbimit. Kemi pasur rritje në sektorin e tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim. Sa i përket financimit të konsumit dhe pagave, presim që pagat të vijojnë të rriten në fund të 2022 paga mestare shënoi 66 mijë lekë. Presim që në 6 mujorin e dytë të ketë një rritje të ndjeshme. Shifrat e borxhit kanë vijuar të jetë pozitive.

Importet për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë rritur më shumë në vëllim se sa në vlerë. Çmimet e importeve kanë filluar të ngadalësohen. Importet në vëllim janë rritur me 6.9% ndërsa në vlerë me 0.4%. Eksportet janë rritur qoftë në vlerë edhe në vëllim”, tha ajo.

Të fundit

Mbyllet faza e parë në Europa League, ja përballjet e mundshme në raundin tjetër

Përfundimi i fazës në grup të Ligës së Europës ka detajuar edhe ato të cilat janë minigrupet nga të...

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin e heshtjes, Omerta. Ai thotë...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Lajme të tjera

Web TV