Minxhozi: Kandidatët e PD po u prishin punë garuesve të “Bashkë Fitojmë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Skënder Minxhozi thotë se edhe pse në vështirësi, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj po fiton pikë me frymën anti-Berisha.

I ftuar në ABC News, analisti tha se kandidatët e PD-së po u prishin punë emrave të kolicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit.

Në Partinë Demokratike, Minxhozi veçoi kandidatin për Tiranën, Roland Bejko, që sipas tij po bën luftën e tij politike përballë krahut të ish-kryeministrit Berisha. Kurse për Gazment Bardhin u shpreh se nuk dihet qartë se cilin krah po mbështet.

“E kam dëgjuar dhe e dëgjoja Alibeajn në deklarimet e tij në fushatë. Kujtesa të çon edhe mbrapsht kur kujton Alibeajn se sa betejëa ka bërë me Berisha, po kjo është e shkuara, por më mirë vonë se kurrë, që Alibeaj e ka kuptuar rolin e Berishës në atë parti.

U gjet i papërgatitur në këtë fushatë, ndërkohë Berisha ka filluar Foltoren prej gati një viti. Ka pasur disa dilema të natyrë organizative dhe logjistike dhe sot ne e shohim me një numër të kufizuar kandidatësh dhe ndjekësish dhe impakti të vogël në fushatë.

Ky lloj frymëzimi anti-berisha brenda të djathtës ka pikët e tij. Po bën luftën e tij, më së pari Bejko në Tiranën. Kandidatët e kësaj linje po u prishin jo pak punë kandidatëve të Foltores”, tha ai

Të fundit

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Dhe ja kështu përfundoi – një lamtumirë e trishtë, e rënduar dhe tepër… fekale

Ky mbyllje me një psherëtimë përfshin një katastrofë të neveritshme hidraulike dhe një rikthim aspak bindës tek skena e fundit e "Sex and the...

Rrëfimi i Linda Ramës: Familja jonë është shtuar me një mbesë

Në një intervistë ekskluzive për revistën Newsbomb.al të muajit gusht, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama rrëfen shumë të pathëna, nga jeta familjare,...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h,...

Lajme të tjera

Web TV