Rrëfimi përtej politikës/ Veliaj flet për kohën që kalon me të birin, Kajanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përtej fushatës dhe politikës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka treguar një anë tjetër, atë të babait të Kajanit dhe kohën e çmuar që i pëlqen të shpenzojnë bashkë.

Në një intervistë në emisionin e pasdites “Rudina” në TV Klan, kryebashkiaku Veliaj rrëfeu disa nga aktivitetet që ata bëjnë bashkë, nga filmat që shohin te përrallat që i lexon djalit

Në këto ditë të fushatës jemi duke parë për të 17-tën herë, pra kemi dhe 12 ditë derisa të mbarojë fushata, filmin “Home”. Kai i di përmendësh të gjitha batutat.

Flet për një grup alienësh që kërkon një botë të re. I them, bab’ mund të shohim një film tjetër se babi mirë që ka gjithë ditën që thotë të njëjtat gjëra, por vjen dhe në shtëpi dhe sheh të njëjtin film, po gjithmonë me thotë: ‘Babi, kjo është hera e fundit’.

I thashë mos më bëj premtim fushate, në qoftë se është hera e fundit është hera e fundit, edhe qeshim me lot. Tani jemi duke lexuar disa nga përrallat e shqipëruara të Vëllezërve Grim dhe Kai që më thotë: kaloje, kaloje këtë se e di.

O bab’ i thashë unë, mirë që s’më lënë në asnjë studio të mbaroj fjalën, po tani dhe në shtëpi nuk mbaroj dot fjalën”, tha Veliaj.

Një tjetër pasion i djalit të tij Kajan është edhe futbolli. Me batutë, Veliaj u shpreh se këtë pasion Kajan e ka zhvilluar edhe në shtëpi.

Po regjistrohemi tek ‘Football Republic’ në Petrelë dhe mezi po pres që ne të fillojmë një rutinë të re.

Kemi thyer me sukses të gjitha qelqurinat në shtëpi sepse një nga mënyrat për të përshëndetur babin kur vjen natën është me një gjuajtje të topit, i cili pasi bën rikoshet në disa vende, lë pasoja.

Kështu që me sukses mund të themi që ne në shtëpi nuk kemi asgjë që thyhet. Kemi vetëm plastikë, gomë, por nuk kemi asgjë që thyhet”, deklaroi ai.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Socialiste hap fushatën më 12 prill në sheshin “Skënderbej”

Partia Socialiste do të hapë fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, më 12 prill në sheshin “Skënderbej”. Sipas...

‘Sy m’sy’, kryeministri Rama nis bashkëbisedimin live me ndjekësit në rrjete sociale

Ashtu siç edhe tashmë e ka bërë traditë, kryeministri Edi Rama ka nisur rubrikën "Sy m'sy". Kreu i qeverisë po iu përgjigjet live pyetjeve të...

VIDEO/ Gazment Bardhi i përshëndet, qytetarët e “injorojnë” dhe vazhdojnë luajnë domino

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Gazment Bardhi nuk është pritur siç ka menduar nga banorët e Patosit gjatë kalimit nëpër...

Djali i Metës në politikë? Sulo: Rast specifik, nuk do ndodhte me Ilirin jashtë

Gazetari Arian Sulo ishte këtë të hënë i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ndër të tjerat ai...

“PD kërkon vëmendje nga faktori ndërkombëtar”/ Avokati: Berisha e ka kuptuar humbjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim jashtë shtetit ku u duke se edhe u kërkoi ndihmë të djathtëve europianë në Këshillin e Europës....

Lajme të tjera

Web TV