Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi takim e radhës elektoral sëbashku me kandidaten Suzana Topi në bashkinë, Përrenjas.
Nuk vijnë se i kanë xhepat të mbushura me para të vjedhura nga ju. Nuk vijnë sepse nuk i lejon Edi Rama, sepse duhet të dalë bashkë me mua në shesh para jush, të kthejë xhepat, por nuk e bën. Nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën. Jeton në saraje me 57 metër gjatësinë e themeleve, me 5000 metra oborrin, me materialet më të kushtueshme. Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE në 2014 se ka fshehur off shore 200 mln euro. Po të vijë ai para jush, nxjerr dokumentet e qindra tenderave të familjarëve të tij. Sali Berishën e kontrolloi gjithë bota dhe gjetën turpin e atyre që akuzuan asgjë tjetër. Ndryshimi më 14 maj është nja nga më të mëdhenjtë që ka ndodhur ndonjëherë. Edi Rama po kërcënon, po nuk do ketë mundësinë të vendos firmën, pasi do iki, këtë do sjellë ndryshimi me votën në 14 maj. Vendi po shkretohet, nuk ka njeri me ndërgjegje shoqërore që të mos ndiejë dhimbje kur sheh vendin e tij të braktiset. Këto vite 10 vite ne u zhytëm çdo vit e më thellë në skamje. Nga 2005-2013 në historinë tonë, për herë të parë ia dolëm të ishim më të paguarit në Ballkan, sepse të ardhurat që merrnim nga ju, i kishim për ju.