Studimi: Ushqimet e paketuara rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të paketuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit dhe vdekjes prej tij, sipas një studimi të ri shkencor, shkruan Forbes.

Ky është vlerësimi më gjithëpërfshirës deri më sot i lidhjes midis ushqimeve shumë të paketuara dhe kancerit. Ushqime të tilla pijet e gazuara, buka e ambalazhuar, ushqimet e gatshme, drithërat etj.

Shpesh produkte të tilla janë relativisht të lira, të përshtatshme për t’u konsumuar dhe promovuar përmes marketingut të fortë.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, ato zakonisht kanë një sasi më të madhe të kripës, yndyrave, sheqerit, shtesave artificiale dhe substancave të tjera.

Studime të tjera i kanë lidhur këto ushqime me obezitetin, diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare etj.

Studiuesit nga Shkolla e Shëndetit Publik të Imperial College London, në bashkëpunim me shkencëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) dhe universitetet e São Paulo (Brazil) dhe Nova Lisbon (Portugali), të cilët bënë publikimin përkatës në revista mjekësore e Clinical Medicine, analizoi të dhënat për rreth 198,000 njerëz të moshës 40-69 vjeç , shëndeti i të cilëve u monitorua gjatë një dekade, veçanërisht në lidhje me diagnozën e 34 llojeve të ndryshme të kancerit dhe mundësinë e vdekjes prej tyre.

Gjatë studimit, rreth 16,000 njerëz u preken nga kanceri dhe 4,000 vdiqën prej tij.

Ai zbuloi se për çdo rritje prej 10% në konsumimin e ushqimeve shumë të përpunuara nga një person, kishte një rritje prej 2% në gjasat për t’u diagnostikuar me kancer në përgjithësi dhe një rritje 19% në gjasat për kancer ovarian në veçanti.

Për më tepër, ka pasur një rritje të vdekshmërisë nga kanceri me 6% në përgjithësi dhe në veçanti me 16% nga kanceri i gjirit dhe me 30% nga kanceri ovarian.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV