Formula 1/ Sergio Perez: “Besoj se mund të bëhem kampion ndryshe do qëndroja në shtëpi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas triumfit në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, Sergio Perez ngushtoi diferencën me shokun e skuadrës të RedBull, Max Verstappen. Aktualisht është holandezi ai që udhëheq renditjen me gjashtë pikë më shumë se meksikani që në garën e kësaj fundjave në Miami, mund edhe të tentoj parakalimin nëse e mbyll para dy herë Kampionit të Botës.

Së fundmi, Perez shprehet se beson tek titulli kampion pasi përndryshe nuk do ta merrte mundimin të zbriste në pistë dhe do të qëndronte në shtëpi me fëmijët.

“Kam tre fëmijë në shtëpi, më besoni që nëse nuk do të mendoja për titullin atëherë nuk do të isha duke bërë xhiro nëpër botë. Unë besoj se mund të bëhem Kampion i Botës. Jam duke provuar dhe nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, unë e kam mendjen vetëm te pista.

Po të mos ishin problemet në Melbourne atëherë edhe mund të isha në vendin e parë. Mendoj se këtë vit kam të gjitha “kartat” në rregull për t’u shpallur kampion”, u shpreh Sergio Perez.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV