Fushatë koreografike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

 

Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar të shumicës. Kërcejnë kandidatët për kryetar bashkie. ç’është ky gaz e kjo hare? Çfarë ka ndodhur që kërcet lodra nga e hëna në të hënë?

Mos vallë u zbulua burimi i shumëpritur i naftës në Shpirag dhe lamtumirë halle?

Mos është  gjetur thesari me flori i Ali Pashë Tepelenës?

Mos vallë  10 mijë indianë/sri lankas kanë shprehur dëshirën të  punojnë gjatë sezonit turistik në Shqipëri dhe zgjidhëm hallin e largimit të fuqisë punëtore?

Mos kemi gjetur dhe kapur gjithë zullumqarët e incineratorëve?

Mos arritëm të kuptojmë se pse zhvlerësohet euro dhe dollari përballë lekut?

Mos është marrë vendimi që të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE?

Mos ka mbaruar lufta në Ukrainë? Se sikundër është turp që të protestosh kur bëhet luftë, turp duhet të jetë edhe t’ia marrësh valles kur pritet që lufta të futet në fazën finale ?

Pse nuk ka ditë që të mos kemi valle?

Njerëzit,  që në kohërat e lashta, kanë kërcyer për të shprehur gëzimin dhe lumturinë. Kanë kërcyer në dasma, kanë kërcyer për t’u dëfryer, kanë kërcyer për të harruar hallet.

Pyetja është pse po kërcejmë në fushatë?  Fushatat janë rasti për të qarë hallet dhe për t’u dhënë zgjidhje.

Mesa duket ose nuk ka asnjë hall për të zgjidhur në këtë vend, ose kemi gjetur zgjidhjen e halleve- vallen.

Është rasti për të kujtuar thënien: kur këcen o ho ho, kur paguan o bo bo.

Aheng ok. Por aheng falas ta harrojmë.

Të fundit

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn...

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Nuk jam diktator

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post. Vuçiç u shpreh se...

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11...

“Palestinezët thjesht të ikin!”

Ushtria Izraelite vijoi bombardimet intensive në Gaza edhe të mërkurën, në prag të ofensivës së paralajmëruar për të marrë nën kontroll qytetin kryesor të...

Bolton: Trump i manipulueshëm, dëshiron çmimin Nobel

Presidenti amerikan Donald Trump do të shkojë në takimin e së premtes me Vladimir Putin, i shtyrë jo nga një vizion strategjik koherent, por...

Lajme të tjera

Web TV