Ministri Çuçi pret në takim shefin e Interpol, vizita e parë zyrtare e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim kreun e Interpol, Jürgen Stock, në të parën vizitë të tij në Shqipëri, vizitë e cila përkon edhe me 100-vjetorin e themelimit të kësaj organizate të rëndësishme të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

“Ndava me të prioritetet kryesore të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, i cili gjithnjë e më shumë po merr trajta transnacionale dhe në këtë kontekst të ri, bashkërendimi gjithnjë e më i mirë i punës mes të gjitha vendeve është rruga e duhur për ta adresuar këtë problem”, thotë Çuçi.

Më tej gjatë takimit, Ministri i Brendshëm theksoi se sot Policia e Shtetit gëzon një nivel të lartë besimi te partnerët tanë dhe është aktualisht në një fazë të re të bashkëpunimit me këtë organizatë dhe me agjenci të tjera ndërkombëtare duke qenë pjesëmarrëse aktive e me rol drejtues në disa raste në Skuadra të Përbashkëta Hetimore e Operacionale. Çuçi foli gjithashtu edhe për modernizimin e Policisë së Shtetit.

“E njoha kreun e Interpol edhe me hapat që ne kemi nisur të hedhim për modernizimin e Policisë së Shtetit përmes investimeve si asnjëherë më parë në teknologji e pajisje dixhitale. Ne e çmojmë shumë bashkëpunimin me Interpol edhe për sfida të tjera të sigurisë globale si terrorizmi dhe krimi kibernetik”, u shpreh ndër të tjera ministri Çuçi.

Të fundit

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim,...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV