“Në shtëpinë e PS të mirëpritur edhe demokratët”/ Veliaj: Jo më kthim mbrapa për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimet me banorë të disa njësive 4, 8 dhe 9 në kryeqytet, kandidati socialist Erion Veliaj tha se ishte bashkëpunimi me qeverinë ka solli transformimin urban dhe infrastrukturor.

Kthim mbrapa për këta që flasin sot për nënkalimin, do të thotë gropa e Hajdin Sejdisë. Kthim mbrapa do të thotë Parku “Rinia” plot me kioska. Kthim mbrapa do të thotë Lana komplet e zaptuar. Por, ne kemi vendosur të shkojmë përpara”.

Veliaj tha se në Partinë Socialiste janë të mirëpritur edhe demokratët.

Kush ka ardhur këtu sot nga PD-ja, nga ish-LSI-ja, apo nga çdo forcë tjetër, dhe ka gjetur tek PS-ja shtëpinë e madhe që nuk i tradhton kurrë, që nuk i braktis kurrë, që nuk i lë punët përgjysmë, unë iu them: Mirë se erdhët në shtëpinë tonë! Është edhe shtëpia juaj”.

Më herët Veliaj zhvilloi një takim në parkun e liqenit të Farkës ku premtoi të tjera investime për sportin.

“Dua t’ju informoj se Parku i Liqenit të Farkës, është vetëm një nga investimet e këtij viti. Ne duam të vazhdojmë me disa investime të tjera, bashkë me qeverinë, dhe prandaj është e rëndësishme që të punojmë me qeverinë. Ne duam të bëjmë të njëjtën gjë te stadiumi “Selman Stërmasi”, siç kemi bërë tek “Arena Kombëtare”. Investimi tjetër do të jetë Pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”.

Veliaj tha se javën e ardhshme do të hapet tregu agroushqimor i Farkës.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV