Rihapet Superiorja/ Teuta përmbys Tiranën, Partizani mposht me lehtësi Kukësin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani ka triumfuar 3-1 ndaj Kukësit me përmbysje, në sfidën e vlefshme për elitën, duke shkurtuar diferencat me kreun në dy pikë. Verlindorët fituan penallti në minutën e nëntë pas prekjes me dorë te Menish. Nga pika e bardhë nuk gaboi Gjelbrim Taipi, i cili dërgoi topin pas shpinës së Rexhepit.

VAR ishte protagonist në këtë sfidë në minutën e 22-të. Teknologjia më e fundit në futbollit e konsideroi jo të rregullt ndërhyerjen e Ndrecës ndaj Rrapajt në një duel në zonë për topin, duke u akorduar kështu më pas 11-metërsh për të kuqtë. Ekzekutim perfekt i Da Silvas, me një gjuajtje të bukur.

Brenda pjesës së parë kryeqytetasit do përmbysnin shifrat me golin e Atanaskoski, në minutën e 28-të.

Da Silva nderoi sërish skuadrën e Colellas, sulmuesi thelloi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Pjesa e mbetur shërbeu për mbrojtjen e rezultatit, me vendasit që siguruan 3 pikë jetike në garën për titullin kampion.

Tirana kryesuese është mundur 2-1 në Durrës nga Teuta, duke bërë kështu që ndjekësit e Partizanit të jenë vetëm 2 pikë larg.

Bardheblutë shënuan të parët me Haxhiun, sakaq përmbysja e madhe erdhi pas golave të Emiliano Vilës dhe Lorenco Vilës.

Gara për titullin kampion është ndezur. Skuadra e Shehit ka 59 pikë, ndërkaq Partizani ka 57 pikë.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV