VIDEO/ Milan mposht pastër Lazion, Theo Hernandez shënon golin e vitit në Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milan bindi ndaj Lazios në takimin e javës së 34-të të Seria A, të cilin e fitoi me rezultatin 2-0.

Sfida nuk nisi shumë mirë për vendasit, me Leaon që la fushën në minutën e 11’ pas një dëmtimi.

Megjithatë vetëm gjashtë minuta më pas Bennacer do të gjente rrugën drejt rrjetës dhe do i jepte avantazhin ekipit të tij.

Perla e kësaj sfide ishte goli i Theo Hernandez në minutën e 29’, i cili mori një asist nga portieri Maignan dhe fare i vetëm kaloi skuadrën e Lazios për të realizuar golin e dytë. Vlen të theksohet se ky është asisti i dytë në karrierë për portierin francez.

Fraksioni i dytë erdhi më i qetë me takimin që u mbyll me rezultatin 2-0.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj e nisi këtë takim në rolin e titullarit dhe luajti për 68 minuta, për t’u zëvendësuar më pas nga Pellegrini.

Pas javës së 34-ët të Seria A, Milan ngjitet në zonën e Champions League, në vend të katërt me 61 pikë, teksa Lazio qëndron në vend të dytë me 64 pikë.

Të fundit

“Të vras dhe askush nuk do kujtohej për ty”/ Sekretet e errëta të Sean Diddy Combs

“Kam aq shumë para sa mund të paguaj dikë për të të vrarë dhe askush nuk do e merrte...

Shell tërhiqet përfundimisht nga “Blloku 4”; Do të likuidojë degën në Shqipëri në 2025-n

Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera...

Iu gjet kanabis në makinën që e drejtonte pa patentë, vihet në pranga 21-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, të cilit  iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera...

Jo thjeshtë thashetheme, Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Burime të afërta me ish-Presidentin Barack Obama dhe ish-Zonjën e Parë Michelle Obama sugjerojnë se çifti po përballet me probleme serioze në martesën e...

Donald Trump i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon si duhet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të cilat tregojnë se autizmi...

Lajme të tjera

Web TV