Alban Skënderaj i uron Veliaj fitoren: Kam 15 vite që e njoh,kam besim tek ai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari Alban Skënderaj, si disa prej kolegëve të tij, ka dalë në mbështetje të Erion Veliajt për fushatën elektorale të ’14 Majit’.

Përmes një videomesazhi, Albani i uron Veliaj fitoren në zgjedhjet e 14 majit.

Ai thekson se puna në Tiranë flet vetë dhe shpreh bindjen se ai do të mundë të vendosë një gur shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë shqiptare.

“Unë tek Erioni kam besuar tek cilësitë e tij, edhe kur ai ishte shumë më i ri dhe nuk kishte as pushtet, as post, asgjë.

Kjo është për të qenë koherent dhe jam koherent me mendimet e idealet e mia dhe më bën përshtypje se në gjithë këto vite, nuk e kam parë kurrë t’i ulet ritmi.

Domethënë, 15 vjet, çdo ditë që unë e njoh është gjithmonë i njëjti, me të njëjtin fokus, me të njëjtën energji, me të njëjtin pasion dhe realisht ajo që më pëlqen më shumë tek Erioni është që është si në jetën e tij të përditshme, me miq, me shokët, si në punë, si në politikë, si në qasje me publikun i njëjti dhe mua më pëlqen shumë ky fakti që është imazhi i politikanit të ri.

Unë kam përshtypjen që puna në Tiranë flet vetë. Kush ka sy të shikojë, shikon dhe kush ka veshë të dëgjojë, dëgjon.

A ka probleme? Patjetër që ka, patjetër që mund të bëhet edhe më mirë, por unë por unë tek Erioni shikoj pikërisht këtë: vullnetin për t’u përmirësuar çdo ditë, nuk është kurrë i kënaqur dhe është kritiku më i madh i vetes, apo jo?! Unë Erionit i uroj çdo të mirë, si shok, si mik por edhe si një njeri që mund të vendosë një gur shumë të rëndësishëm në shoqërinë tonë shqiptare”, thekson Skënderaj.

Kujtojmë se javët e fundit, çuditërisht gjatë fushatës, shumë personazhe të njohur të ekranit, kanë dalë në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt.

Bëhet fjalë për: Rita Ora, Capital T, Noizy, Elhaida Dani, Elvana Gjata, Çiljeta e shumë të tjerë.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV