Partitë politike ende s’kanë marrë fondet/Celibashi: Shpenzojnë më shumë se sa raportojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi konfirmoi se partitë politike nuk i kanë marrë ende fondet e shpërndara për fushatën.

Celibashi tha në “Pa Censurë” në RTSH, se KQZ nuk ëhstë përgjegjës pasi vendimi nga ana e autoritetit është miratuar dhe çështja i përket thesarit.

“Nuk është një çështje e KQZ. Ne kemi bërë atë që duhej të bënim. E miratuam vendimin sesa lekë i takonte secilës parti, 1 ose 2 ditë pas miratimit nga Parlamenti të buxhetit. Ky fond nuk i shkon KQZ-së. Kjo është çështje e thesarit, e buxhetit të shtetit”, u shpreh Celibashi.

I pyetur se me çfarë parash po bëjnë fushatë partitë politike, Celibashi tha se është pyetje që iu prket partive.

“Është pyetje shumë e mirë për ta. Pas përfundimit të zgjedhjeve. 60 ditë më pas është pyetje shumë e mirë për ne”, tha Celibashi.

Sa i përket parave, Celibashi tha se partitë politike shpenzojnë më shumë se sa raportojnë.

“Ndoshta mund të jem pak naiv, por jo aq dhe besoj që shpenzohen më shumë sesa raportohen, por sa kohë që nuk ke një mekanizëm për ta vetifikuar këtë ligjërisht, atëherë do të duhet t’i besosh atij mekanizmi që është ndërtuar për të bërë verifikimin”, tha komisioneri.

Të fundit

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali. Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva,...

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit në Evropë pas...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

Lajme të tjera

Web TV