Zhaklina pas përfundimit të BBV: Është e vështirë të kërcënohesh, misioni im ishte i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Big Brother Vip” ka mbaruar tashmë me shpalljen e fituesit të madh këngëtarin Luiz Ejlli.

Nata finale ishte e tejmbushur me emocione. Të gjithë ish-banorët ishin pjesë e tapetit të kuq ku dhanë intervista, ndërsa opinionistja Zhaklin Lekatari ka përshkruar emocionet e saj.

“Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht. Jam e lumtur që jam këtu.”

Çfarë mori dhe çfarë i dha ajo Big Brother-it?!

“Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh.”

A i kishte parashikuar ajo 4 finalistët?!

“Nëse Olta nuk do kishte ikur, do kishte një katërshe tjetër.”

Ndërkohë, një fans i çmendur i Luizit ka deklaruar që ka thyer makinën. Si përgjigjet Zhaklin?!

“Nuk është e vërtetë. Nuk më është thyer makina. Makina ime nuk është e thyer. Unë nuk jam viktimë, jam shumë mirë. Nuk më kanë sulmuar makinën. Mos gënjejnë ditën e fundit…”- tha Zhaklina për TAR.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV