I vunë flakën makinës, flet kandidati i PS-së: Nuk kam konflikte me askënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Kandidati i PS për bashkinë Has, Beqir Mulaj hedh poshtë pretendimet se djegia e makinës dhe materialeve brenda magazinës të ketë ndodhë për fushatë elektorale.

Mulaj u shpreh se nuk ka konflikte me askënd, nuk beson të ketë ardhur nga dora e njeriut dhe pret përgjigjen e organeve kompetente për të mësuar çfarë ka ndodhur.

“Në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar përmes telefonit se po digjej magazina. Kemi ardhur këtu, kemi gjetur zjarrfikësen që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Makina dhe të gjitha materialet që ndodheshin në magazinë janë djegur komplet.

Ky zjarr përkon me fushatën elektorale. Unë në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie s’kam koment se s’dua ta besoj, ta dyshoj apo keqpërdor, por të jem shumë i sinqertë se policia ka ardhur. Është bërë praktika e duhur dhe do pres me qetësi ekespertizën.

Uroj që të mos ketë dorë njeriu. Dua të jem shumë korrekt, s’dua ta përdor dhe as mendja s’më shkon atje.

Gjithsesi i besoj organeve kompetente. Nuk kam asnjë konflikt. Edhe fushatën jam munduar ta bëj në mënyrë të qetë, qytetare, larg ngatërresave e zhurmës. Jam fokusuar te hallet e problemet e qytetarëve të Hasit se ky popull këtu ka nevojë për qetësi, për rregull. Unë nuk bëj pjesë te ata njerëz që vë gishtin. Po të mos ishte fushatë elektorale, as ju s’do ishit këtu dhe s’dua ta keqpërdor këtë. Nuk kam dyshime. Nëse ekspertiza do e nxirrte që është dora e njeriut, do më vinte keq”, tha Beqir Mulaj.

Të fundit

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi ndikimin mjedisor të produkteve të...

Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, për të qenë prezent gjatë komunikimit të akuzës ndaj Ilir Metës. Por, në një...

Historia e ish-punonjësit shqiptar të trenit, që sot punon në Parlamentin Europian

Në vitin 1992, babai i tij hipi në një gomone nga Shqipëria në kërkim të një të ardhmeje për familjen e tij. Fillimisht zbarkuan...

Lajme të tjera

Web TV