Ilaçet i shkaktuan probleme shëndetësore, gruaja tenton të djegë farmacinë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 37-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi tentoi t’i vinte flakën një farmacie në rrugën “Luigj Gurakuqi”.

Nga pamjet filmike të publikuara nga policia, shihet 37-vjeçarja teksa spërkat me benzinë farmacinë në kryeqytet.

Pretendimi i gruas për veprimin e kryer ishte se ilaçet e blera në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja: M. K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nag veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore”, njofton policia.

Të fundit

Tom Doshi debitor, nuk paguan faturat e ujit, UKT ultimatum

Ndërmarrja e UKT i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendrot të Zgjedhjeve, në të cilën e bën me...

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të rënda të regjistruara në Korfuz,...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Lajme të tjera

Web TV