“Shit-blerja e votës”/ Yuri Kim paralajmëron partitë, thirrje të fortë institucioneve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim këtë të mërkurë ka reaguar dhe në lidhje me situatën e krijuar politike në vendin tonë para zgjedhjeve të 14 majit.

Kim në një prononcim për gazetarët ka komentuar edhe informacionet  fundit në lidhje me shitblerjen e votës pak ditë para ditës së zgjedhjeve

Diplomatja amerikanë është shprehur se qytetarëve shqiptarë duhet që tu sigurohet e drejta e votës dhe ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëjnë detyrën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo shkelje nga subjektet politike.

“Të gjithëve duhet ti  garantohet e drejta e votës.

Kemi parë raportime ditët e fundit për shit blerje të votës, institucionet të bëjnë punën e tyre dhe të reagojnë ndaj çdo subjekti politik”, ka thënë ajo