Begaj, thirrje shqiptarëve/ “Ushtroni fuqishëm të drejtën e votës”

Kreu i shtetit, Barjam Begaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë masivisht në zgjedhjet e 14 Majit.

Presidenti theksoi se vota është një e drejtë kushtetuese dhe morale, ndaj kërkoi që qytetarët të bëhen pjesë e zgjedhjeve dhe të ushtrojnë të drejtën e votës.

“Bëj thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Është një e drejtë kushtetuese dhe morale. Çdo qytetar duhet ta ushtrojë fuqishëm të drejtën e votës”, tha Begaj.